E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: PS, lëvizje antishqiptare

Kryeministri Sali Berisha e cilesoi si antishqiptare letren e derguar nga Partia Socialiste ne Keshillin e Europes ku kerkohet ngrirja e kredencialeve te vendit tone në Asamblen parlamentare. Me tej kryeministri Berisha deklaroi se me rivendosjen e kredencialeve te delegacionit shqiptare nga Keshilli i Europes, ky institucion i dha pergjigjen me te mire bojkotit te opozites.

“Udhëheqja politike e Partisë Socialiste, në një akt të paprecedentë në
historinë e Këshillit të Europës dhe në historinë 15 vjeçare të
Shqipërisë, i shkruan një letër, ku i drejtohet të gjitha grupeve
parlamentare të Këshillit të Europës dhe kjo letër mbyllet: “bazuar në
nenin 8 të rregullores së parlamentit të Asamblesë Parlamentare të
Këshillit të Europës, ne sfidojmë kredencialet e delegacionit shqiptar
në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.” Sfidimi i
kredencialeve është kërkesë de facto për përjashtimin e Shqipërisë nga
ky forum europian. Kjo përbën kërkesën më të dënueshme, më antishqiptare
të formuluar gjatë këtyre 15 viteve ndaj vendit tonë” tha Berisha.

Ne mbledhjen e qeverise, kryeministri Berisha foli edhe per procesin e
regjistrimit te popullsise duke perfshire ne te dhena si fene ashtu edhe
entine. Sipas shefit të qeverise,  falë tolerancës së shkëlqyer fetare
që ka ekzistuar brez pas brezi në Shqipëri, deklarimi i besimit fetar
nuk përbën asnjë problem. Për sa i takon deklarimit të përkatësive
etnike, kryeministri u shpreh se në traditën më të mirë të regjistrimeve
në këtë vend, ajo ka qenë  një normë konstante.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për
miratimin e strategjisë ndërsektoriale të luftës kundër krimit të
organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit”. Ky organizem do te kryesohet nga
kryeministri dhe pervec ministrave te linjes ne perberje te kesaj
strukture do te jene edhe shefi i Sherbimit Informativ dhe Prokurorja e
Pergjithshme.

Bledian Koka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›