E Diel, 1 Nëntor 2026

Higuita lë futbollin

Ishte njëri prej personazheve më të jashtëzakonshëm në botën e futbollit, në decenien e fundit. Rene Higuita, portieri i famshëm dhe golashënuesi i Kombëtares kolumbiane, të dielën i ka dhënë fund futbollit aktiv.

43 vjeçari Higuita, ka luajtur deri në fund të vitit që shkoi në ligën e parë kolumbiane. Përpara spektatorëve të stadiumit Atanasio Girardot a Medellin, ai e zhvilloi ndeshjen e tij lamtumirëse. “El Loco” e ka veshur fanellën bardh e gjelbër të Atletico Nacional kundër ekipit All-Star kolumbian: në këtë të fundit morën pjesë legjendat e kalibrit të Carlos ‘el Pibe’ Valderrama, Faustino Asprilla, Leonel Alvarez, portieri Oscar Cordoba, Mauricio Serna e Victor Aristizabal.

Natyrisht i emocionuar, Higuita i ka dhënë përshëndetjen e fundit fansave të tij, në mënyrën e tij. “Është e pamundur për mua që t’ju njoh dhe mos t’ua dua të mirën. Është e pamundur të mos e falënderoj Zotin, që më ka bashkuar me juve në këtë moment”, u ka thënë ai 21.307 tifozëve, prezent në stadium.

“Nuk kam menduar kurrë për këtë moment. Sot po e përjetoj fillimin dhe fundin e eksperiencës sime si futbollist. I ndiej emocionet e fillimit dhe nostalgjinë që duhet ta lë këtë sport”, ka shtuar ai. Higuita njihet për golat e tij nga penalltia dhe nga gjuajtja e lirë. Ai po ashtu kishte bërë pritje akrobatike, të papara ndonjëherë nga një portier.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›