Qellohet me shishe ne koke, plagoset rende shqiptari
Itali-Nje shqiptar ka mbetur i plagosur, pasi eshte qelluar ne koke me disa shishe birre bosh, nga persona te panjohur. Ngjarja ka ndodhur mesnaten e te henes ne Savona te Italise. Sipas mediave italiane, 35-vjecari shqiptar Indrit Cyrbia, eshte goditur nga disa emigrante amerikano-jugor, pikerisht nga Ekuadori. Sipas policise italiane, shqiptari eshte sulmuar nga nje grup prej pese emigrantesh te huaj, te cilet kishin organizuar nje feste ne ambient publik, ne qender te qytetit te Savones, ku po konsumonin prej oresh sasi te shumte birre. Shqiptari eshte qelluar pasi ka zbritur nga autobusi dhe po kalonte ne afersi te vendit te ngjarjes, ndersa autoret e ketij sulmi jane larguar, duke i shpetuar kapjes se policise. Shqiptari, i cili jetonte ne Itali prej disa vitesh me dokumente te rregullta, eshte derguar ne spital ne gjendje te rende, si pasoje e plageve te marra ne koke. Mjeket raportuan se gjendja e tij ishte teper e rende, per shkak se kishte humbur shume gjak. Policia italiane nuk e ka te qarte ende shkakun e kesaj ngjarjeje. Megjithate kane nisur hetimet per te zbardhur motivet dhe identifikuar autoret e ketij sulmi.