E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panairi i punes, 1000 kandidate per 140 vende

Rreth 1000 kandidate per 140 vende te reja pune ne kompanite me te medha te vendit. Kjo eshte arritja e panairit vjetor te punes qe organizohet nga Dhoma Amerikane e Tregtise. Ne nisje te aktivitetit i pranishem ishte edhe ministri i Punes, i cili ka vleresuar kete angazhim per forcimin e tregut te punes. "Nje pjese e konkurrenteve pas perzgjedhjeve paraprake nuk kane fituar ne fakt qe te kene intervista, por pjesa me e madhe e tyre, mbi 80 per qind e aplikanteve do te intervistohen sot. Ne ne menyre te vecante kerkuam sot pjesemarrjen e ministrit te Punes, sepse kete bashkepunim e kemi pasur gjate gjithe ketyre viteve", tha Filoreta Luli (Faber), drejtore ekzekutive DHAT
"Nje panair qe tenton te forcoje tregun e punes, kaq te domosdoshem per zhvillimet politike dhe ekonomike te vendit tone. Tregu i punes ka nevoje per njerez te rinj, per fuqi punetore te re, ndaj dhe qellimi i ketij panairi te sotem eshte qe te hedhe ne treg keta njerez profesioniste", u shpreh Spiro Ksera, minister i Punes. Eshte i pesti vit radhazi qe Dhoma Amerikane e Tregtise, organizon nje panair te ngjashem pune. Kete vit kerkesat me te shumta te biznesit kane qene per inxhiniere elektronike, financiare dhe agjente shitjesh.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›