E Shtunë, 31 Tetor 2026

Foshnje e vdekur ne maternitet

Pogradec- Foshnja e sapolindur braktiset ne tarracen e reanimacionit te maternitetit te Pogradecit. Policia nis hetimet duke dyshuar edhe per nje hedhje te qellimshme nga persona te jashtem dhe per lenien aty, nga nena qe e ka lindur ne maternitet. Foshnja, sipas burimeve zyrtare, eshte gjetur e pajete mengjesin e djeshem krejt rastesisht nga stafi i infermiereve qe me pas njoftuan edhe komisariatin. Mjeket mohuan qe femija te kishte ardhur ne jete gjate dy diteve te fundit, duke konstatuar se nuk kishte lindur ne kete maternitet, por qe mund te ishte sjelle nga jashte per te humbur gjurmet e krimit. Foshnja eshte derguar ne morg, nga ku pritet te kryhet ekspertiza per te zbuluar nese ka vdekur per shkak te te ftohtit apo eshte lene aty e pajete, si dhe identifikimi i nenes se saj.
Trupi eshte gjetur nga punonjesit e spitalit mengjesin e se martes, sapo ata kane marre turnin. Foshnja ka qene e mbeshtjelle me tesha dhe e lene poshte dritares se tarraces se katit te dyte. Roja dhe stafi ne sherbim, deshmuan se nuk kishin pare persona te dyshuar qe te linin aty femijen. Burime zyrtare te policise konfirmuan se po hetojne ne disa pista, se si eshte hedhur foshnja ne tarrace dhe identiteti i nenes qe e ka braktisur. Mjeket e spitalit mohojne qe foshnja te jete lindur ne maternitet dhe ata dyshojne se dikush mund te kete hyre gjate oreve te nates dhe e ka braktisur prane spitalit, me qellim qe te kumbisnin gjurmet. Por sipas regjistrit te maternitetit, nuk figuron ndonje ankese nga familjare apo lindje gjate oreve te fundit.
Policia tha se vendi ku eshte hedhur foshnja, gjendet shume larg nga rrethimi i spitalit, gje qe e ben te pamundur faktin qe te jete hedhur nga jashte, por vetem nese dikush ka mundur te kaperceje murin rrethues.
Policia ka marre ne pyetje personelin e spitalit dhe po verifikon regjistrat e personave qe jane shtruar, apo kane hyre ne spital me foshnje ne duar. Trupi eshte derguar ne morg per te bere autopsine, nese foshnja ka vdekur para se te hidhej, apo ka humbur jeten nga qendrimi ne tarracen e maternitetit.
Dyshimet
Nga keqyrja e pare qe mjeket i bene trupit, dyshohet se foshnja mund te kete lindur ne ambientet e shtepise dhe me pas eshte braktisur ne vendin ku u gjet dje. Nuk dihet nese foshnja ka lindur e vdekur, me probleme shendetesore, apo eshte sjelle e gjalle jashte maternitetit, me shpresen se mund ta gjente dikush.
Policia
Policia tha se po heton te gjitha pistat e mundshme, si dhe po punon per identifikimin e prinderve gjenetike te foshnjes. Mjeket nga ana e tyre do te bejne autopsine per te gjetur dhe shkaqet e vdekjes se foshnjes. Ne pyetje jane marre edhe banoret perreth spitalit, nese kane dijeni per ngjarjen e rende.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›