Romeo Leka, njihet me akuzen e vrasjes
Tirane- Romeo Leka, i akuzuar per grabitjen e filialit te bankes dhe pengmarrjen e studentes se Juridikut, i eshte shtuar edhe akuza e vrasjes. Prokuroria e Krimeve te Renda, dy dite me pare ne pranine e avokates mbrojtese te tij, Kloida Dashi, i ka komunikuar atij akuzen e vrasjes me dashje, ngjarje kjo e ndodhur ne Athine, vetem pak dite perpara se ai te kryente grabitjen dhe pengmarrjen ne Shqiperi. Leka akuzohet per vrasjen e emigrantit shqiptar Renato Krasniqi. Ne ditet ne vazhdim, mbrojtesja e Lekes si dhe prokurori i ceshtjes, pritet qe te udhetojne ne shtetin grek, ku do te takojne prokurorin e ceshtjes qe po heton Leken, ne menyre te tille qe dosja ne ngarkim te tij, te gjykohet ne vendin tone. Ngjarja per te cilen i eshte shtuar akuza e re Romeo Lekes, ka ndodhur nje muaj perpara sesa ai te grabiste filialin e bankes "Raiffeisen", ne "Hotel Rogner", si dhe me pas te mbante peng 19-vjecaren, Lorena Korreshi. Gjithcka ka ndodhur per shumen 300 euro. Sipas hetimeve te kryera nga shteti grek, Romeo Leka i ka kerkuar viktimes 22-vjec nga Kukesi, qe t'i jepte dokumentet e qendrimit ne Greqi, por emigranti ka kundershtuar, madje i ka kerkuar pengmarresit edhe nje shume parash 300 euro, qe ia kishte dhene borxh. Pas ketij konflikti, dy te rinjte jane perleshur dhe per pasoje Renato Krasniqi, ka gjetur vdekjen nga goditjet me thike, ndersa shoku i tij i dhomes eshte plagosur. Ky i fundit ka arritur te mbijetoje, duke i treguar me pas ngjarjen motres se viktimes. 25-vjecari, akuzohet ne vendin tone per grabitjen e 30 milione lekeve, ne filialin e bankes "Raiffeisen", pas kercenimit me arme qe i kishte bere sportelistes, ngjarje kjo e ndodhur me 19 mars te ketij viti. Pasi ka dale ne bulevardin "Deshmoret e Lombit", Leka ka verejtur se ishte duke u ndjekur nga policia. Ai i eshte drejtuar zones se "Librit Universitar", ku nen kercenimin e nje arme, ka marre peng studenten e Juridikut, Lorena Korreshi, e cila sapo kishte dale nga nje banke aty prane. Per 35 minuta, Leka i ka bere shantazhe policise, duke kerkuar edhe nje automjet per t'u larguar, por me pas eshte arrestuar. Sipas hetimeve vetem nje dite perpara se te kryente grabitjen dhe pengmarrjen e vajzes, Leka ka tentuar te vjedhe filialin e bankes "Union" ne rrugen "Ali Demi" ne Tirane, si dhe ka kryer nje tjeter tentative vjedhjeje me arme ne Unazen e Re ne Tirane.
Leka me procedime penal edhe ne SHBA
Romeo Leka, sipas te dhenave qe ka ne dosjen hetimore ne ngarkim te tij, ka emigruar se bashku me familjen e tij ne New York, te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Atje ai eshte arrestuar disa here per veprat "trafik dhe shperndarje te lendeve narkotike", "vjedhje me arme", "vjedhje banke" dhe per "posedim te armeve te zjarrit". Nderkohe qe ne gusht te vitit 2007 eshte deportuar nga autoritetet e emigracionit te SHBA-se drejt Shqiperise, ka jetuar tek te aferm te tij ne qytet Durres, Kavaje, Burrel dhe Tirane.