E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qëllohet me silenciator kryeinspektori Ndërtimor i Tiranës, reagon Rama

TIRANË-Kryeinspektori i policisë ndërtimore të Bashkisë së Tiranës, Ardit Kaja, 32 vjec është plagosur me armë zjarri nga 2 persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur sot paradite rreth ores 09:30 në qender te kryeqytetit, ne afërsi të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Transporteve, ku kryeinspektori Kaja është qëlluar me armë pistolete, tip silenciator nga dy persona të maskuar me motorr të cilët janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Mesohet se personat kane qelluar disa here ne drejtim te Kajes qe per momentin ndodhej ne automjetin e tij personal.

Kaja është dërguar urgjetisht në Spitalin Ushtarak ku mjekët konfirmuan për TVNews24 se po kurohet nga një plumb që ka marrë në këmbën e majte. Mjekët shprehen se Kaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Fatmiresisht ka shpetuar pa plage ne trup shoferi i Kajes.

Ndërkohë policia ndodhet ende në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Rama
Pasi eshte njoftuar per ngjarjen, Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama eshte nisur me urgjence ne drejtim te Spitalit Ushtarak.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama reagoi nga Spitali Ushatarak lidhur me ngjarjen në fjalë. Rreth orës 11:00, Rama ka vizituar Ardit Kajën.
“Kryeinspektori është përballur me dhunën, sot është qëlluar një shërbëtor i shtetit. Kaja është përballur me harbutërinë pasi tentoi të zbatojë ligjin dhe detyrën e tij. Forca politike që me para të vjedhura ka varur postera dhe flamuj elektoralë po ndot qytetin duke varur nëpër pemë, shtylla e ndërtesa, që janë objekte të pasurive të përbashkëta të qytetarit. Veprim ky që nuk shihet në asnjë kryeqytet evropian dhe vend të botës. Po ata nuk ngjisin më asnjë poster, do heqim gjithë flamurët elektoralë, sepse Tiranë e duam të pastër dhe Shqipërinë e duam të pastër”.

Kush eshte Ardit Kaja
Ardit Kaja u emërua drejtor i Inspektoriatit Ndërtimor pranë Bashkisë së Tiranës duke zëvendësuar Afrim Qëndron. Ardit Kaja ka qenë deputet i PS në legjislacionin e vitit 2001-2005 si dhe kandidat në zgjedhjet e qershorit.

Kaja dje thirrje per heqjen e flamureve elektorale
Ngjarja e sotme me Kajen na sjell ne vemendje thirrjen qe ai nje dite me pare beri per heqjen e flamureve elektorale. Orëve të pasdites së djeshme ka qenë kreu i Inspektoratit në Bashki, i cili nëpërmjet një deklarate të ashpër iu ka kërkuar të gjitha forcave politike të respektojnë ligjin dhe mos të vendosen simbole partiake në rrugë. Ardit Kaja ka bërë publike dje lëvizjen e drejtorisë së tij për të hequr nga rruga të gjitha simbolet partiake që janë të kundraligjshme duke paralajmëruar: "Respektoni ligjin, ndryshe do ndëshkoheni". 
Drejtoria e Inspektoratit të Ndërtimit në Bashkinë e Tiranës ka pikasur ngritjen e disa flamujve që i përkisnin subjektit elektoral të LSI-së dhe ka konstatuar se ngritja e tyre po bëhej pa marrë leje tek organet kompetente. Për të sqaruar gjithçka ndodhi mes punonjësve të Bashkisë dhe ngritësve të flamujve, përfshi edhe policinë bashkiake me atë të rendit, kreu i uniformave bashkiake ka refuzuar të shkojë në komisariat për të kryer deklarimet, por mësohet se ka pranuar vetëm të takohet me kryepolicin e Tiranës. Gjithashtu i kontaktuar disa herë nga Gazeta Shqiptare, ai nuk u prononcua në lidhje me incidentin mes palëve. Ndërsa mësohet se flamujt nuk janë lejuar të ngrihen derisa të merret leje dhe të veprohet sipas procedurave.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Qëllohet me silenciator kryeinspektori Ndërtimor i Tiranës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›