Plagosi kandidatin, pranga autorit
Lezhe- Zbardhet incidenti i ndodhur ne fshatin Balldre te Lezhes, ku mbeti i plagosur me dy plumba pistolete, Zef Doci, kandidati i djathte i "Aleances per qytetarin" per kryetar komune, teksa kthehej nga nje takim elektoral. Policia vendore njoftoi se vuri dje ne pranga si te dyshuar per krimin Almarin Marinaj, 27-vjec, banues ne fshatin Kakarriq te komunes Balldre. Ndersa kandidati i Lidhjes Demokristiane dhe Partise Demokratike, Zef Doci, rreth 50-vjec, nga spitali i Lezhes u transportua per ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, ku iu nenshtrua nderhyrjes kirurgjikale. Mjeket thane se gjendja shendetesore e Docit paraqitet e stabilizuar dhe se kishte dy plumba ne gjymtyre.
"Per krimin e ndodhur rreth ores 21:30 te mbremjes se shtune u arrestua Almarin Marinaj. Po hetohet per pistat dhe shkaqet e krimit dhe persona te tjere te perfshire", njoftoi policia vendore. Mendohet se kandidati ka pasur nje grindje me te riun gjate fushates se tij elektorale ne zonen e Balldrese ku dhe konkurron per te djathten. Gjate kthimit ne mbremje me makinen e tij tip "Benz" per ne banese, i kane zene prite dy mjete te tjera, prej nga ka dale ne erresire i dyshuari. Disa te shtena arme jane degjuar, kurse Doci mbeti i plagosur. Autori eshte zhdukur se bashku me te tjeret, kurse policia dergoi te plagosurin ne spital dhe nisi hetimet. Ne vendngjarje u gjeten 4 gezhoja pistolete, ndersa u kryen dhjetera shoqerime. Vete kandidati per kryetar komune ka rrefyer paraprakisht ngjarjen dhe autorin e mundshem. Pista e pare e hetimit eshte per shkak te kandidimit te 50-vjecarit ne kete zone. Grupi hetimor po verifikon edhe konfliktet qe mund te kene cuar deri ne tentativen per vrasje. Pas marrjes ne pyetje te disa personave qe kishin dijeni per levizjet e kandidatit Doci, policia e Lezhes ka mundur te identifikoje dhe te arrestoje si te dyshuar kryesor per ngjarjen, 27-vjecarin Almarin Marinaj. Nga hetimet e para, ka rezultuar se autori dhe kandidati i plagosur kane pasur nje grindje mes tyre, por nuk jane saktesuar ende rrethanat ne te cilat ka ndodhur. Hetuesit po presin nje permiresim te shendetit te 50- vjecarit Zef Doci, per te marre me teper informacion mbi kete incident, i pari ne kete fillim fushate elektorale ne rrethin e Lezhes.
A. Qoraj
Lesi: Doci ishte kercenuar me pare per vdekje
Kryetari i Lidhjes Demokristiane, Nikolle Lesi, ka reaguar dje per plagosjen e kandidatit per zgjedhjet vendore te 8 Majit i grupimit "Aleanca per qytetarin", per komunen Balldre te Lezhes, Zef Doci, rreth 50 vjec. Pasi beri dhe nje vizite ne spital, Lesi theksoi se kandidatin para se te ndodhte akti, e kishin kercenuar me vdekje, teksa kishte nisur fushaten. "Fushata te jete serioze dhe pa incidente te tilla. Doci kishte marre edhe me pare kercenime per vdekje. Ai gjendet jashte rrezikut per jeten, kurse per detajet, autoret dhe motivet rreth ngjarjes, policia po heton intensivisht", tha kreu i LDK-se.