"Durresi, qendra turistike e Mesdheut, porti me i madh"

Projekti i mazhorances per qytetin e Durresit eshte shnderrimi i tij ne nje nga zonat me te rendesishme turistike ne Mesdhe dhe krijimin e nje prej porteve me te medhenj ne Adriatik. Ky eshte mesazhi qe ka dhene dje kryeministri Sali Berisha gjate pezmatimit te kandidatit te Partise Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ne kete qytet. "Vitet qe vijne vizoni yne per Durresin eshte Durresi, nje nga qytetet turistike kryesore ne Mesdhe. Vizioni yne per Durresin eshte Durresi, nje nga portet me te rendesishme te Adriatikut. Vizioni yne per Durresin eshte Durresi, nje nga qendrat industriale me te medha, te vendit. Vizioni yne per Durresin eshte Durresi nje nga gjeneratoret kryesor te zhvillimit te Shqiperise", tha dje Berisha ne fjalen hapese te fushates, ku falenderoi qytetaret e Durresit qe i kane dhene mbeshtetje maksimale mazhorances. Ai deklaroi gjate prezantimit te kandidatit Xhaferraj se ai eshte nje prej personaliteteve te me spikatura te qytetit te Durresit, por edhe nje prej perfaqesuesve me te denje te Durresit. "Jam tek ju per te paraqitur kandidatin per kryetar te ardhshem bashkie, njerin prej personaliteteve me te spikatura te Partise Demokratike, te mazhorances aktuale, njerin prej bijve te Durresit, ish ministrin e suksesshem te Kultures, Rinise dhe Sporteve, zotin Ferdinand Xhaferri", tha dje Berisha. Kreu i qeverise tha ne fjalen e tij se projektet per qytetin e Durresit do te jene edhe me te medha, duke e bere ate qe te jete nje qytet modern per shekullin e 21. Berisha ka permendur dhe investimet qe jane bere gjate viteve te fundit ne qytetin e Durresit. "Duam qe Durresi te qendroje ne lartesine e te shkuares se tij madheshtore. Duam qe Durresi te projektohet ne vizionin madheshtor te te ardhmes qe meriton. Ne keto vite ne kemi bere cdo gje per t'i dhene Durresit infrastrukturen e nje qyteti modern. Kemi investuar ne territorin e bashkise se Durresit 60 milion dollare. Kemi investuar ne ujesjelles, kanalizime 30 milion dollare, kemi ndertuar dhe rindertuar ne rrethin e Durresit 300 km rruge, 52 shkolla. Ndaj kete fushate do e mbeshtesim teresisht tek ju. Per qytetaret se ju jeni te paret", tha Berisha. Kryeministri eshte ndalur dhe ne alternativen e Partise Socialiste. Ai ka theksuar se per mazhorances interesi dhe qellimet kryesore jane investimet dhe hartimi i projekteve sa me te mira per qytetaret. "Krahas nesh eshte nje alternative tjeter, e cila nisi me "fajin e ka Saliu" dhe bitisi me "rrugen e Partise".Une dhe zoti Xhaferri dhe te gjithe kandidatet tane, ne alternativen tone perjashtojme kundershtarin, sepse ne na frymezon zhvillimi, na frymezojne vlerat, sepse ne na frymezon morali juaj dhe jo disfata e tyre, sepse ne na frymezon e ardhmja juaj dhe jo e shkuara e tyre, sepse ne na frymezojne problemet tuaja, shqetesimet tuaja dhe jo rruga e partise, ndaj dhe do t'i them shokeve dhe zoterinjve vazhdoni te qete rrugen e vetmise, vazhdoni te qete rrugen e partise", tha dje Berisha. Qamil Xhani