Shqipëria sot 2 vjet në NATO
TIRANE-Shënohet sot 2 vjetori i antaresimit të Shqipërisë në NATO. Në përkujtim të kësaj ngjarje të shënuar për Shqipërinë, presidenti Bamir Topi do të vizitojë sot regjimentin Komando në Zall-Herr, ku do të mbajë edhe një fjalë përshëndetese. Më 4 Prill u firmos dhe traktati që e bëri Shqipërinë vend me të drejta të plota në Aleancen e Atlantikur Verior, pas dorëzimit të dokumentacionit përkates në Departamentin Amerikan të Shtetit, me 1 Prill se bashku me Kroacine.
Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në vitin 2008, në Samitin e Bukureshtit, ndërsa u ul si vend anëtar me të drejta të plota në takimin e përfaqësuesve të lartë të NATO-s në samitin e Strasburg-Këln. Më 7 prill 2009, u ngrit flamuri i Shqipërisë në selinë e NATO-s. Shqipëria u bë vendi i 27 anetar i Aleancës së Atlantikut të Veriut.
(d.b/News24/BalkanWeb)