E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëlloi burrin me thikë, detyrim paraqitje për Arlinda Asllanin

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për Arlinda Asllanin, 23-vjeçaren e cila plagosi me thikë bashkëshortin e saj.

Ngjarja ndodhi 3 ditë më parë në fshatin Vajkan të Fierit ku 23-vjeçarja qëlloi me thikë bashkëshortin e saj Besnik Asllanin  34 vjeça pas një konflikti me të.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal pasi çifti Asllani kishte konsumuar pije alkolike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›