Vodhën 18 automjete, bien në pranga
Në sajë të operacionit të koduar Parku, policia e kryeqytetit ka bërë të mundur zbulimin e një grupi kriminal, ndërsa akuzohen për vjedhjen e automjeteve.
Pas një hetimi 3- mujor, policia ka mundur të realizojë dokumentimin e 18 vjedhjeve të automjeteve, si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: Zejnel Mece, 35-vjeç dhe Gëzim Buqa, 19-vjeç.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë të vjedhjes së 18 automjeteve në Tiranë, gjatë një intervali kohor të vitit 2011 dhe janar 2012.
Nga strukturat e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit, vazhdon puna hetimore për dokumentimin e veprave të tjera penale të kryera nga keta shtetas.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të Vjedhjes së kryer në bashkëpunim.