Dule Nuk e njohim censusin

E diel 08 Janar 2012 1544
VANGJEL DULEMinoriteti grek ne Shqiperi nuk njeh regjistrimin e popullsise dhe as rezultatet e dala prej censusit. Kreu i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule ka perseritur se qeveria deshtoi me procesin e regjistrimit.
Nga Gjirokastra ku ndodhej per 21-vjetorin e krijimit te OMONIA-s Dule theksoi se ne 2011 nuk jane respektuar si duhet te drejtat e minoritetit grek ne Shqiperi. Kryetari i PBDNJ-se dhe drejtues te OMONIA-s kane perseritur qendrimin kunder vendimit te Gjykates Kushtetuese per heqjen e termit kombesi nga ligji i sherbimit te gjendjes civile. Edhe me heret kreu i PBDNJ-se e ka cilesuar te pafalshem vendimin e Kushtetueses ndersa ka deklaruar se do ta apeloje ate ne Gjykaten e Strasburgut. Sa i perket regjistrimit vete OMONIA eshte shprehur se brenda ketij viti do te kryeje numerimin e popullsise greke qe jeton ne Shqiperi.ShareTweet