E Diel, 1 Nëntor 2026

Mustafa: Objektivi i LDK-së, një Kosovë europiane

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se objektivi i LDK-së është Kosova europiane.

Gjatë fjalës së tij, Mustafa theksoi se “LDK-ja ka për objektiv ndërtimin e një Kosove evropiane, në të cilën forcohet demokracia qytetare, sundon ligji dhe respektohen të drejtat e njeriut.

Jo vetëm kaq, por dhe se promovohet mirëqënia e qytetarit dhe zhvillimi ekonomik, stimulohet tregu i hapur dhe lëvizja e lirë e qytetarëve dhe e ideve, mbështetur në arsimin modern dhe në shoqëri të dijes, në të cilën respektohen vlerat dhe traditat e qytetarit të Kosovës”.

Këto deklarata, Mustafa i bëri para drejtuesve dhe anëtarësisë së degëve të LDK-së së Pejës, Istogut, Gjakovës, Deçanit dhe Junikut, gjatë diskutimeve për plotësimin dhe ndryshimet e Statutit të partisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›