Qëlloi me pushkë drejt banesës së komshiut, në pranga 18-vjeçari në Krujë

Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia e Krujës, pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës së fqinjit pas një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja ndodhi në fshatin Mazhe e Madhe, ndërsa falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të rendit, u parandalua përshkallëzimi i situatës.
Q. M rezulton me precedent penal dhe dyshohet se ka kanosur jetën e fqinjit dhe familjarëve të tij duke qëlluar me pushkë.
Policia sekuestroi armën dhe municionin pranë vendit të ngjarjes.
Ndaj tij janë ngritur akuzat për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
/rtsh.al/