E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëlloi me shpulla fqinjin shqiptar, dënohet me 3 mijë Euro i huaji 60-vjeçar

fqinji—-Nga Dorina Bilbili—-

Itali- Një gjashtëdhjetë-vjeçar me iniciale V.L u dënua nga gjykata italiane me dy mije euro gjobë për një shuplakë, ofendime dhe kërcënime me vdekje (“Unë do të vras tr..”) ndaj një shqiptari me iniciale D.P, 35-vjeçar, i cili ishte fqinji i tij kur jetonte në Borgo Adda.

Pas një odiseje të gjatë gjyqesore të një incidenti që daton në vitin 2007, më në fund pak ditë më parë gjykata vendosi në favor të 35-vjeçarit shqiptar.

Sipas evidencave gjyqësore të çështjes, prokuroria nuk ka identifikuar me saktësi shkaqet e një sherri në dukej banal mes dy fqinjëve. Fakti është se një mbrëmje, sipas aktakuzës, V.Lodi pas përleshjes me emigrantin shqiptar, bëri që ky i fundit të përfundonte në spital me një prognozë prej 15 ditësh për dhunë në fytyrën e tij.

Pas sherrit shqiptari kishte parashtruar një ankesë, që u shndërrua më pas në një padi civile.

Gjykatësi urdhëroi pagesën e shpenzimeve gjyqësore dhe kompensimin prej 3 mijë Euro në favor të shqiptarit, plus një tjetër 2.000 për avokati dhe natyrisht 60-vjeçari duhet të paguajë gjithashtu këshilltarin e vet ligjor.

Një mbrëmje zemërimi që ka patur mesa duket një kosto të majme. Pas këtij incidenti Lodi u zhvendos në një tjetër lagje, ndoshta për të shmangur rrezikun e sherreve të reja me të njëjtin fqinj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›