E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga Berisha kujdes sot e tutje

Opozita shqiptare shprehu dje shqetesimin e saj publik se po shantazhohen dy figura te rendesishme te saj ne emer te nje trafikanti nderkombetar droge permes nje CD ku ekziston sipas tyre nje deshmi e montuar e tij kunder tyre.


Behet fjale per Daut Kadriovskin nje emer i njohur i botes se droges dhe mafies rajonale i cili eshte i kerkuar nga shume shtete perendimore. Skenari i ardhjes se letres me zarf u ngjan shume disa historive qe po shtohen kohet e fundit mes politikaneve shqiptare ne Maqedoni ku secilit i shkon tek dera nje dosje nga UDB per rivalet e tyre.


Nuk dua ta marr seriozisht as skenarin banal dhe te keqndertuar te shantazhit dhe as rezonancen e ketij shantazhi vulgar me akuzat po aq vulgare te Sali Berishes ne Kuvend duke pasur reference kete trafikant. Ne rrethana me normale ky vulgaritet perfundon ne prokurori dhe maksimumi qe arrihet eshte te gjendet personi qe e ka derguar dhe te ndeshkohet per shantazh.


Por historia shqiptare e politikes sidomos kjo e viteve te fundit te Berishes ka prodhuar nje rrezik te ri per situata te ngjashme shantazhi apo kercenimesh ndaj kundershtareve te tij.


Edhe pse jam i prirur ta degjoj me vemendje zotin Brace kur ben krahasime mes fjalime skizofrenike te Berishes duke ju referuar Kadriovskit dhe vete CD qe mban emrin e Kadriovskit une nuk besoj se Berisha eshte i perfshire ne kete banalitet deri tani.


Frika ime duke njohur menyren se si Berisha po sillet me rastet e ngjashme eshte se tani e tutje Berisha do te sillet sikur eshte autori ketij shantazhi duke marre ne mbrojtje shantazhuesit dhe duke u bere pale me ta ne te gjithe menyrat.


Nga menyra se si Berisha ka vepruar vitet e fundit me gjithe problemet qe u jane krijuar nga njerez nga me ordineret deri tek figura politike kundershtareve te tij e kupton lehte se ai ve ne dispozicion cdo mekanizem te pushtetit per te mbrojtur njerezit qe shantazhojne ose likuidojne dhe fizikisht kundershtaret e tij.

Une kam hetuar dhe jam munduar te kuptoj cfare ndodhi me vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi dhe gjej dy ose tri pista te mundshme ku ka dhe arsye politike dhe arsye ordinere por si gazetar smund te shkoj dot me tej.


Berisha e di mire perse e kane vrare dhe nuk e zbardh krimin jo se eshte politik apo ordiner por se do te mbaje nen terror cdo kundershtar te tij qe mund ta gjeje nje fat i ngjashem.


Mesazhi i Berishes ne kete rast eshte se nese je kundershtari i tij mund te vritesh dhe per arsye personale dhe ordinere dhe politike por kurre ska per tu zbardhur. Qellimi i tij eshte te prodhoje nje sfond interaktiv krimi ku ndaj kundershtareve te vet krimi te mobilizohet vete duke pasur sigurine se pushteti nuk e ngacmon.


E njejta gje ndodhi dhe kryetarin e Komunes se Terthores ne Kukes. Dhe per te ndjerin ka pista ordinere dhe politike. Ka bile indikacione konkrete per devijim hetimesh nga pista reale prej njerezve me te afert te Berishes ne polici. Por dhe ne kete rast nuk ka shume rendesi arsyeja pse e kane vrare.


Per Berishen ka rendesi te percohet mesazhi qe kush vret kundershtare politike apo njerez qe nuk jane njerez te mijte te fleje i qete se nuk do te kapet kurre. shte pikerisht kjo strategji ajo qe prodhon frike ne shoqeri dhe ben bashkepunetore vullnetare te pushtetit kunder opozites cdo trafikant cdo vrases cdo hajdut cdo prostitute apo dhe cdo polic politik. E njejta gje ndodhi me rastin tim dhe nje personi te konsideruar dikur prej vete kryeministrit si trafikant nafte.


Une e di qe Berisha nuk i ka telefonuar Rezart Tacit te vije dhe te na qelloje personalisht ne tavoline mua dhe dy koleget e mi por qysh nga momenti qe ai e beri kete krim Berisha dhe gruaja e tij personalisht u vune ne dispozicion te tij per ta nxjerre te pafajshem dhe per te inkurajuar keshtu cdo vrases ordiner ne kete vend te beje kete gjest ndaj cdo gazetari kritik ndaj familjes Berisha pasi drejtesia nuk e denon. Kjo situate e ngjashme une pres te perseritet me rastin Kadriovski dhe shantazhin ndaj liderit te opozites.


Nuk besoj se Berisha deri me sot eshte angazhuar deri tek keto detaje vulgare shantazhi por sado vulgare qe jane ato prej sot e tutje keni per te pare nje kryeminister qe do te relativizoje gjithcka dhe do fokusohet tek inkurajimi i shantazhit. Berisha nuk eshte nje lider mafioz qe urdheron vrasje direkt ai eshte nje pushtet mafioz qe mbron vrasesit. Ai nuk eshte lider operativ qe urdheron rrahje dhe vrasje gazetaresh direkt ai inkurajon ato duke i mbrojtur dhe shperblyer ata qe i bejne.


Dhe ne rastin konkret mos humbisni kohe te gjeni nje Berishe qe ka bashkepunuar me Kadriovskin per ate CD pacavure por keni per te pare nje Berishe qe do te beje ceshte e mundur qe kjo ceshtje te mos hetohet dhe sqarohet kurre dhe te mbetet realisht si nje kercenim serioz per liderin e opozites.


Nga qendrimi i tij ai inkurajon ne distance hienat te sulen mbi cdo kundershtare te vetin qofshin keta kundershtare politikane opozitare gazetare kritik ndaj atij apo dhe institucione te shtetit qe nuk i binden pushtetit te tij.


Berisha eshte frikacak te veproje vete por eshte ndoshta politikani qe trimeron me shume se kushdo tjeter banditet kontrabandistet vrasesit dhe trafikantet te bejne gjeste politike ndaj kundershtareve te tij dhe si shperblim te marrin mos-cenimin e tyre.


Per te gjithe ata qe nuk e besojne kete teori le te degjojne komentin e Edi Palokes i cili mjafton per te inkurajuar cdo vrases apo trafikant te beje dicka ne kete drejtim te hedh ndonje pushke mbi kundershtaret e pushtetit pasi tashme pretenca e nje vrasje te mundshme u dha eshte larje hesapesh.


Kjo eshte e gjitha cfare me tremb ne kete histori ne dukje banale por qe ka per tu inkurajuar prej Berishes per tu formalizuar si histori kriminale nga njerez qe ai nuk i njeh nuk i sheh nuk i ka takuar dhe sdo ti takoje kurre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›