Vullneti: “Piva fostoksinë, se m’u fejua e dashura”
Autori i Lajmit: Red.
Ndahet nga e dashura, e cila 10 ditë më parë ishte fejuar dhe vendos t’i japë fund jetës. Kjo është historia e Vullnet Dikos, 19 vjeç, shqiptar nga Struga e Maqedonisë, i cili një ditë më parë ka vendosur t’i japë fund jetës, duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme, ndërkohë që policia është njoftuar nga familjarët e 19-vjeçarit, të cilët ishin informuar për vendimin fatal nga vetë viktima.
Ngjarja
Burime policore kanë bërë të ditur dje, se Diko, prej tre muajsh ishte ndarë nga vajza me të cilën kishte disa vite që ishte lidhur. Por fejesa e saj dhjetë ditë më parë, ka bërë që ai t’i japë fund jetës, në një apartament në lagjen “Ali Demi”, në Tiranë, duke pirë fostoksinë. Para se të vdiste ai kishte lënë një letër lamtumire prej 40 faqesh, ku shpjegonte të gjitha arsyet që e kishin shtyrë që ai t’i jepte fund jetës së tij. Pasi kishte pirë lëndën helmuese, 19-vjeçari Diko, në një gjendje të rëndë depresioni kishte marrë në telefon familjarët e tij që ndodhen në Strugë. Në këtë telefonatë ai kishte treguar se kishte pirë fostoksinë dhe se çdo gjë po e bënte për dashurinë e humbur, vajzën e cila ishte fejuar.
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës, kanë bërë të ditur se i riu nga Struga kishte vendosur të pijë helmin nën një gjendje të rëndë depresioni. Por para se të merrte këtë akt, ai ka shkruar në kompjuter arsyet që e kishin nxitur të merrte vendimin fatal për jetën e tij. Pak minuta pasi kishte pirë helmin vdekjeprurës, i penduar për veprimin, Vullnet Diko kishte telefonuar familjarët duke u kërkuar të falur për veprimin që kishte ndërmarrë. Rreth mesditës, policia ka mbërritur në banesën ku jetonte me qira studenti i Informatikës, pas njoftimit që kishte marrë nga familjarët e viktimës.
Shkaku
Shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë mendohet të jetë përfundimi i një historie dashurie mes 19-vjeçarit nga Struga dhe një vajze po nga ky qytet që ishte fejuar. Sipas policisë, Diko vazhdonte studimet në vit të parë për degën Informatikë në Universitetin e Tiranës. Trupi i pajetë i Vullnet Dikos është dërguar në morg për të kryer ekzaminimet e rastit. Më pas trupi i pajetë i të riut, është nisur drejt Strugës.
Ky lajm është publikuar: 15/05/2008