E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëllon në mes të qytetit në ajër me automatik, shpallet i kërkuar nga policia

Durrës, 10 korrik, NOA Ka qëlluar disa herë në ajër me një armë tip automatik në mes të qytetit dhe më pas është larguar.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja ka ndodhur në Shkozet, në rrugën Aziz Shkupi, nga 18-vjeçari Xhildo Kolaj, i dënuar më parë për Armëmbajtje pa leje.

Në vendin e ngjarjes u fiksuan dhe u morën në cilësinë e provës materiale 8 gëzhoja, 2 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 m/m.

Ndërkaq, po punohet për sqarimin e rrethanave dhe motivin e ngjarjes si dhe  kapjen e autorit.

Materialet i kaluan prokurorisë së Durrësit për veprën penale të Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe Prishjes së qetësisë publike parashikuar nga neni 278/2 dhe 274 i Kodit Penal.                                                                 

 n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›