Automjeti humbet kontrollin në rrugë dhe bie në kanal, aksidentohet pasagjeri

Shkodër, 10 korrik, NOA - Në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, 36-vjeçari Jetmir G., lindur dhe banues në lagjen Qemal Stafa Shkodër, teksa drejtonte autoveturen tip Volksvagen Golf, me targë SH 3062 C, rreth 200 metra pa shkuar tek vendi i quajtur Ura e Gjolulit, ka humbur drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga dhe duke përfunduar në një kanal kullues në anë të saj.
Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçari E. J., lindur e banues në qytetin e Shkodrës, i cili udhëtonte si pasagjer në mjetin e lartpërmendur.
I dëmtuari është dërguar në Urgjencën e spitalit të Shkodrës pa probleme serioze, jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për veprën penale të Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
n.e/NOA