E Diel, 1 Nëntor 2026

Qellova me cifte se me cenuan pronen

VLORE - Xhelal Saliaj 78-vjecari i cili qelloi me cifte nje jave me pare pas nisjes se punes nga punetoret e nje firme ndertimi prane Ujit te Ftohte ne Vlore tregon dhe arsyet qe sipas tij e shtyne drejt ketij akti. I moshuari thote se ata po cenonin token e tij te cilen Saliaj pretendon se e ka me dokumente te rregullta. Kam kryer te gjitha ankesat ne te gjitha institucionet e shtetit per token qe po me merret forcerisht. Meqe shteti smori asnje mase une vendosa ta mbroj vete me force pronen time duke perdorur dhe ciften. Qellova ne ajer me qellimin per te frikesuar personat qe po me marrin token duke hapur nje rruge te paligjshme dhe pa miratim te urbanistikes se bashkise deklaron 78-vjecari. Ai pretendon se ne baze dokumentesh eshte pronar i ligjshem i nje siperfaqeje prej 520 metrash ne kete zone. Token qe disponoj e kemi blere nga fisi qe po kryen ndertime ne vitin 1939 dhe pas vitit 1994 pas ndarjes se tokes me ligjin 7501 nga ish-ndermarrja NB e perfitova token si pronar i ligjshem. Rruga qe pretendohet te hapet prek token time ne nje siperfaqe te konsiderueshme nderkohe qe rruga ekzistuese eshte nga shkolla tregtare. Por ne kete zone jane ndertuar pallate dhe kerkojne te hapin rruge ne pronen time per ti rene shkurt. Xhelal Saliaj thekson se do te vazhdoje te mbroje pronen duke vene ne levizje institucionet e shtetit si policine bashkine urbanistiken. Pala tjeter sipas Saliajt pretendon se ka lejen e ndertimit por sic pohon i moshuari kjo nuk mund te ndodhe pasi cenohet siperfaqja ne pronesi te tij. Nje jave me pare Saliaj u shoqerua per disa ore ne polici pasi qelloi me arme zjarri ne kohen kur punetoret e nje firme nisen punen per hapjen e nje rruge. Ndaj tij po kryhen hetime ne gjendje te lire.                   q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›