E Diel, 1 Nëntor 2026

Sistemi Shqiperi-Kosove, do ule cmimin e energjise Eglantina Nasi

Produkti i energjise elektrike do kushtonte me pak si per qytetaret e Shqiperise edhe ata te Kosoves, nese sistemet e tyre energjetike do bashkoheshin dhe do funksiononin si nje i vetem. Nje fakt i tille qendron ne baze te nje studimi te posacem, publikuar dje ne Prishtine nga OST-ja kosovare mbi “Sigurine e Furnizimit me Energji Elektrike” deri ne vitin 2030. “Bilanci i perbashket Shqiperi-Kosove i energjise, tregon se shkrirja e dy sistemeve perkatese te energjise do te sjelle avantazhe”, citon saktesisht studimi ne fjale. Duke detajuar se sistemi kosovar, i vetem, do te kete nje tendence me te larte te varesise se tij ndaj importit te energjise elektrike. Ndryshe nga situata e perllogaritur per nje bashkim te tij me ate te Shqiperise, e cila parashikon mbi te gjitha nje ulje cmimesh te ketij produkti jetesor per te dyja vendet. Konkretisht, njera nga strategjite e studimit ne fjale, tregon se nese do kete nje veprim te perbashket mes dy sistemeve energjetike, cmimi i energjise per Shqiperine deri ne vitin 2030, do pesoje nje ulje deri ne 51.31 Euro/Megavat, nga 59.05 qe eshte parashikimi i tij. Ose 51.26 Euro/Megavat ne vitin 2025, nga 56.57 te parashikuara; 51.61 ne vitin 2020 nga 60.98 te parashikuara, si edhe 50.34 nga 54.62 per vitin 2015. “Kostot e prodhimit te energjise nese operohet ne menyre te perbashket jane pak me te larta se ajo e prodhimit vetem nga sistemi shqiptar, por shume me pak nga prodhimi i siguruar vetem ne Kosove. Kjo deshmon se metodologjia e perdorur jep rezultate te mira”, cilesojne ekspertet kosovare te energjise. Duke pohuar me tej, se krijimit te nje sistemi te perbashket energjetik do t’i sherbeje edhe diversifikimi i resurseve, ku Kosova permendet per linjitin, ndersa Shqiperia per potencialet e saj ujore. Te cilat, sipas eksperteve, do t’u sjellin keshtu perfitime te dyja vendeve. “Strategjia me e mire e nje veprimi te perbashket mes sistemit shqiptar dhe atij kosovar te energjise, eshte pikerisht perdorimi i avantazheve qe kane te dyja vendet. Nga njera ane, perdorimi i sasive te madhe te rezervave te linjitit dhe nga ana tjeter, ai i potencialit te gjenerimit te energjise hidrike”, argumentojne saktesisht ekspertet. Nga ana tjeter, ata e shohin Shqiperine, si nje vend qe mund t’i eksportoje energji Kosoves, kurse kjo e fundit, si blerese e saj, duke patur kesisoj nje perfitim dypalesh. E duke u bere ne te njejten kohe, se bashku, imponuese ne tregun rajonal te energjise elektrike. Per me teper, ne kete studim gjithashtu arsyetohet edhe krijimi i nje tregu te perbashket te energjise Kosove-Shqiperi, per ta zgjeruar edhe me tutje ne tere Evropen Juglindore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›