E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Qemal Stafa” mollë e ndaluar për kombëtaren shqiptare

Tiranë - Përfaqësuesja shqiptare e futbollit nuk lejohet nga drejtuesit e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” të zhvillojë një seancë stërvitore aty përpara ndeshjes me Hungarinë. Shqipëria do të presë të shtunën në mbrëmje Hungarinë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror “Afrikë e Jugut 2010”. Por, sipas zëdhënësit të FSHF-së, Tritan Kokona, përfaqësuesja e futbollit nuk lejohet të kryejë stërvitje në stadiumin ku do të luhet ndeshja, ashtu siç parashikohet normalisht.

“Pëprara ndeshjes së të shtunës në mbrëmje, kombëtarja shqiptare duhet të zhvillojë të paktën një stërvitje në stadiumin kombëtar ‘Qemal Stafa’, ku dhe do të zhvillohet ndeshja. Stërvitja e kombëtares shqiptare dhe asaj hungareze në stadiumin ku do të luhet kjo ndeshje është një detyrim, dhe jo një kërkesë shtesë e FSHF-së”, deklaron zëdhënësi i FSHF-së, Tritan Kokona.

Programi stërvitor parashikon që përfaqësuesja shqiptare të zhvillojë një seancë starvitore ditën e enjte në orën 20:00 në stadiumin kombëtar, ndërsa ajo hungareze duhet ta bëjë të premten në të njëjtën orë stërvitjen e saj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›