E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majorka arrin të fitojë pastër me Atletikon (video)

Majorkë - Majorka arriti një fitore të pastër 2-0 në përballjen me Atletikon e Madridit për javën e 28-të. Golat për vendasit u shënuan nga Aduriz në minutën e 24-t dhe Kastro në minutën e fundit të takimit.

Me këtë fitore Majorka ngjitet në kuotën e 32 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 12-të. Atletiko mbetet në vendin e 5-të me 43 pikë, por po i largohet gjithnjë e më shumë objektivit të sezonit, sigurimin e një vendi për në Ligën e Kampioneve.

Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video golat e shënuar nga skuadra e Majorkës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›