Vrau ne aksident kunatin deshmon ne gjyq e dashura
TIRANE - Jetmir Llani 31-vjecari i arrestuar nen akuzen e vrasjes se 26-vjecarit Sokol Allamani vellait te se dashures ka kerkuar ne Gjykaten e Tiranes sigurimin e deshmise se vajzes me te cilen kishte lidhje. Kerkesa eshte dorezuar ne sekretarine e Gjykates se Tiranes dy dite me pare nga mbrojtja e te arrestuarit dhe eshte regjistruar me numrin 1592. Baza ligjore e saj eshte neni 316/1a i Kodit te Procedures Penale dhe pas kryerjes se procedurave te shortit elektronik ne kete institucion padia i eshte dorezuar gjyqtares Alkelina Gazidede per ta gjykuar ate e cila do ta beje gjate paradites se sotme. Ngjarja per te cilen u vu ne pranga Llani ndodhi mbremjen e 28 shtatorit te ketij viti kur policia u njoftua se 26-vjecari Allamani ishte perplasur per vdekje nga nje makine qe ishte larguar me shpejtesi ne rrugen e Elbasanit rreth 100 metra siper Fakultetit Filologjik. Ne baze te informacioneve nga vendngjarja policia verifikoi se mjeti qe kishte perplasur te riun ishte veture tip BMW ngjyre e bardhe. Vetem pak minuta me vone Llani kapet ne autostrade me nje mjet tjeter tip BMW si ajo qe ishte pershkruar ne vendin e ngjarjes por qe ndryshonte vetem nga ngjyra. Pas kesaj u pretendua se ai ishte larguar me makine se bashku me motren e viktimes ndersa 26-vjecari ishte kapur pas mjetit per te ndaluar te motren. Nga pakujdesia ishte perplasur pertoke dhe i ishte shkaktuar vdekja. Me pas Llani kishte lene ne qender te kryeqytetit motren e viktimes dhe ishte kapur ne autostrade ndersa po ecte drejt Durresit. Por nje ngjarje ndryshe nga kjo kane nxjerre hetimet e mevonshme te prokurorise. Sipas burimeve prane hetimit Llani e kishte rrahur fillimisht viktimen dhe pastaj e ka goditur me makine duke pretenduar per aksident automobilistik. Do te jete motra e viktimes deshmitare e vetme ne ngjarje ajo qe do ta shpjegoje sot para gjykates te verteten e kesaj ngjarje ndersa pritet qe deshmia e saj te behet pjese e dosjes hetimore. fa.ma