E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritol makines se kreut te hipotekes se Tiranes

/ /

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 2340 ndersa makina ishte parkuar afro 200 metra larg kryqezimit te Drejtorise se Policise se Tiranes prane ish-kinema Dajti ne rrugen Myslym Shyri. Sipas hetimeve te policise ne automjetin tip Land Rover ishin vendosur rreth 20 grame ekploziv i cili ne momentin e shperthimit ka shkaktuar demtime serioze ne automjet. Burime te policise thane se makina eshte perfshire nga flaket dhe eshte shkaterruar thuajse teresisht si pasoje e shperthimit. Sherbime te policise dhe efektivat e zjarrfikeseve kane mberritur ne vendin e ngjarjes duke shuar fillimisht flaket dhe me pas kane nisur procedurat hetimore. Sipas verifikimit te dokumentacionit duke u nisur fillimisht nga targat makina ka rezultuar ne emer te shtetasit Fetah Hasanaj drejtor i Hipotekes se Tiranes. Menjehere policia ka marre kontakt me zyrtarin e Hipotekes i cili eshte paraqitur brenda pak minutave ne vendin e ngjarjes. Ai ka deshmuar se e kishte parkuar automjetin ne oret e mbremjes dhe ishte larguar pa vene re dicka te dyshimte. Policia tha se po heton dy pista ne lidhje me ngjarjen konflikte personale ose mosmarreveshje per shkak te detyres. Drejtori i Hipotekes se Tiranes i cili eshte marre ne pyetje paraprakisht mbi ngjarjen ka mohuar te kete konflikte apo mosmarreveshje me njeri duke u shprehur se shperthimi i automjetit eshte dicka e papritur te cilen nuk arrinte ta shpjegonte dot. Ekspertet e policise kane kryer procedurat e nevojshme hetimore ne vendin e ngjarjes duke marre edhe mostrat per te kryer analizen shkencore mbi lenden qe ka shkaktuar shperthimin. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se automjetit luksoz te kreut te Hipotekes i ishte vendosur nje mase eksplozivi prej 20 grame C4 i cili ne momentin e shperthimit ka shkaktuar zhurme ne zone duke demtuar edhe disa nga automjetet qe ndodheshin aty prane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›