Burg pa afat shoferit te autobusit
Togat e zeza kane vendosur masen e sigurise arrest me burg per shtetasin Tomas Tsogas i cili u arrestua te nesermen e aksidentit. Por vec te vdekurve ai shkaktoi edhe plagosjen e 40 personave. Duket se shoferi i autobusit me targa INB 99000 kishte marre masa per nje mbrojtje sa ligjore aq edhe prekese dje ne gjykaten e Fierit. Pas fjales se prokurorit ne seancen e djeshme shtetasi grek Tomas Tsogas ka kerkuar falje publikisht per shkaktimin e aksidentit. Ai ka ngushelluar familjaret e viktimave dhe me tej ka paraqitur edhe nje deklarate te familjes se tij e cila ngushellonte familjet shqiptare qe humben jeten ne aksident. Pasi i ka shoqeruar gjithe keto deklarata me lot ne sallen e
gjyqit Tomas Tsogas permes avokatit i ofroi gjykates garanci pasurore ne masen 10 mije euro duke kerkuar qe te mos mbahej ne qeli por te hetohej ne nje mase me te lehte sigurie.
Prokurori
Genci Mane prokurori i dosjes se aksidentit deklaroi ne gjykate se ne emer te institucionit te akuzes kerkon masen e arrestit me burg pa afat ndaj shoferit 53-vjecar te autobusit te linjes Tirane-Athine. Prokurori vuri ne dukje para gjykates se akuza e ngritur ndaj shtetasit grek shkelje e rregullave te qarkullimit me pasoja te renda denohet jo me pak se pese vjet. Per kete shkak perfaqesuesi i akuzes kerkoi mbajtjen e te pandehurit ne qeli deri ne perfundim te procedurave ligjore. Gjithashtu prokurori kerkoi qe gjykata ta vleresonte arrestimin e 53-vjecarit si te rregullt ligjerisht.
Seanca
Kerkojme qe drejtuesi i mjetit te aksidentuar te gjykohet ne baze te ligjit per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor duke shkaktuar vdekjen e 9 personave dhe plagosjen e 41 te tjereve. Si organ akuze kerkojme qe Tomas Tsogas ti caktohet masa e arrestit me burg dhe gjithashtu edhe vleresimin e arrestit ne kushtet e flagrances tha prokurori. Nderkohe vete drejtuesi i mjetit shtetasi grek Tomas Tsogas duket se nuk ka mundur ta perballoje dot kete situate te krijuar ne sallen e gjyqit. Ndersa qante vazhdimisht me duart e prangosura ne kafazin e hekurt ai u ka kerkuar falje familjareve te prekur nga ky aksident tragjik. Shtetasi grek ka deklaruar se kushtet atmosferike kane qene teper te veshtira ndersa shkak per aksidentin sipas tij eshte bere nje kamion me ngjyre te kuqe qe vinte perballe i cili i ka zene rrugen duke e detyruar te shmangej. Alibia e paraqitur dje nga shoferi i autobusit ne gjykate duket se nuk qendron pasi asnje nga pasagjeret e autobusit nuk ka konstatuar ndonje kamion te vinte ne krah te kundert ne rruge. Po keshtu pasagjeret e mbijetuar e kane akuzuar shoferin se gjate rruges ka qene i shperqendruar dhe ka folur ne telefon disa here duke kryer edhe manovrime te gabuara.
Shoferi Aksidenti ishte i pashmangshem
TIRANE - Ju lutem te me falin familjaret kerkoj falje publike. Ju lutem me besoni qe ishte e pashmangshme. Me doli nje maune perpara e cila me preu rrugen dhe nuk munda te manovroj. Edhe sinjalistika rrugore mungonte totalisht ne ate aks i cili ishte i pushtuar teresisht nga erresira. Me vjen keq qe ndodhi keshtu. Kam 8 vjet qe punoj ne kete linje dhe nuk kam pasur asnje problem. Ishte rruga ime e vetme qe beja ate dite dhe nuk isha i lodhur. Keshtu eshte munduar te mbrohet dje ne gjykate shtetasi grek Tomas Tasogas ne deklarimet e dhena gjate caktimit te mases se sigurise. Te njejten gje deklaroi edhe avokati mbrojtes Medih Luka i cili ka paraqitur ne gjykate dhe ngushellimet e ardhura nga familja greke e shoferit per familjaret e prekur nga aksidenti i rende. Ne ngjarje kane ndikuar disa faktore mes tyre nje automjet tip maune qe i kishte zene pjesen me te madhe te rruges dhe e kishte goditur autobusin ka thene avokati. Nderkohe autobusi nuk ka shenja te nje goditje te tille ballore.
MAJLINDA RAMA