Qemal Vogli ne hetuesiArratisjen e planifikova me Sulejman Maliqin
Prej dites se sotme Panorama Sport do te botoje historine e vertete te arratisjes se ish-portierit te Dinamos dhe ekipit Kombetar Qemal Vogli ne 1956-en. Gazeta ka mundur te siguroje pyetesorin qe hetuesi i Drejtorise se Sigurimit te Shtetit i Ministrise se Puneve te Brendshme kapiten i I Petrika Mushi dhe kapiteni i II Gaqo Meci kane bere me Qemal Voglin. Ish-portieri tregon ne vete te pare te gjithe historine duke filluar qe nga mengjesi i dites se arratisjes kalimin ne Gjermanine Perendimore Austri Hungari dhe deri tek kthimi ne Rinas. Ne hetuesine e Voglit natyrisht nuk mungojne edhe personazhe te panjohur te cilet paten tentuar ta rekrutojne ne Gjermani po edhe persona te botes se sportit dhe politikes protagoniste te asaj periudhe relativisht ndikues ne veprimin qe pati ndermarre ish-ylli i portes kuqezi.
1.Vendimi i burgosjes si dhe sekuestrimi i pasurise se Qemal Voglit.
2.Portieri tregon arsyet qe cuan ne aventuren e tij pertej botes komuniste.
3.Agjentja gjermane qe e joshi dhe e ndihmoi te arratisej si dhe shqiptaro-amerikani qe donte ta rekrutonte me qellim qe te punonte kunder regjimit komunist.
4.Oferta e presidentit te klubit te futbollit Mynih 1860 dhe arsyeja e vertete e largimit nga klubi treguar nga vete Qemal Vogli.
6.Si u shpetoi plumbave te ushtareve ne kufirin austriako-italian dhe si arriti te shkonte deri ne Vjene per tiu bashkuar skuadres se trajnerit hungarez Bukovi.
7.Konfiskimi i pasurise denimi dhe ajo cfare mbeti nga Qemal Vogli pas burgosjes.
Kush ishte Qemal VogliNe fotografine me ekipin Q.Vogli luante me besen ne vitin 1946Qemal Vogli lindi me 29 shtator 1929 ne Kavaje ku edhe nisi karrieren e tij sportive. Me Besen luajti 2 kampionate kur nuk kishte me shume se 15 vjec. Me pas familja e tij u transferua ne Durres dhe ai u be pjese e skuadres se Yllit te Kuq te ketij qyteti. Ketu luajti per tri kampionate duke merituar edhe grumbullimin ne Kombetare. Ishte vetem 17 vjec kur trajneri i ekipit perfaqesues Adem Karapici e thirri per ndeshjen ndaj Rumanise ne Tirane me 25 maj 1947. Si fillim Qemal Vogli ulet ne pankine dhe vetem pasi skuadra jone me Bonatin ne porte kishte pesuar 3 gola trajneri vendos ti besoje porten per disa minuta edhe Voglit. Ky i fundit beri menjehere nje paraqitje te mire duke pesuar vetem nje gol dhe duke menjanuar edhe te pakten dy te tjere. Ne kete kohe vjen edhe goditja e pare e regjimit ndaj tij i arrestojne dy vellezerit Xheladinin dhe Mahmutin nderkohe qe vellai me i madh Myslimi i kishte vdekur ne moshen 33-vjecare. Por talenti i tij i padiskutueshem beri qe pushtetaret e asaj periudhe te mendonin me shume per ta shfrytezuar nga ana sportive. Ndaj ne krijimin e skuadres se Dinamos ai kaloi menjehere ne klubin e Ministrise se Brendshme. Me kete skuader Qemal Vogli arriti nje sukses qe lartesoi edhe me shume figuren e tij. Ai fitoi 6 tituj kampione 1950 1951 1952 1953 1955 1956 si dhe 5 Kupa te Republikes. Kur Vogli i kerkonte Sul Maliqatit qe te arratiseshin bashke
eshtja ne ngarkim
te portierit te Dina
mos dhe ekipit tone perfaqesues Qemal Vogli sipas dokumenteve nisi me 19 tetor 1956. Petrika Mushi ne rolin e hetuesit te Drejtorise se Sigurimit te shtetit pasi mori ne dore te gjitha materialet nisi nga verifikimi dhe pergatitja e aktakuzes ndaj Voglit. Portieri dinamovit akuzohej sipas nenit 64 te Kodit penal te Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise per tradhti ndaj atdheut dhe shkelje te kufirit. Po ate dite te 19 tetorit hetuesi nxori nje vendim ku thuhej se kishte marre ne ngarkim ceshtjen dhe se kishte urdheruar arrestimin e menjehershem ne shtepine e tij te Qemal Voglit dhe kontrollin e baneses. Urdhri i nxjerre mban numrin 61 dhe daton me 20 tetor 1956.
Nderkaq prej me shume se dy javesh hetuesi tjeter i Drejtorise se Sigurimit te shtetit Gaqo Meci verteton me ane te nje shkrese se ka bere te gjitha kontrollet e mundshme lidhur me shtetasin Qemal Vogli ndaj te cilit kishte nisur procedimi penal dhe nuk kishte gjetur asnje pasuri te paluajtshme ose te luajtshme per ta konfiskuar. Ne keto momente Qemal Vogli ishte ne qelite e paraburgimit akt i cili ishte bere qe ne 20 tetor te 1956-es. Madje ne procesverbal te mbajtur nje dite me vone me 21 tetor kapiteni i pare Petrika Mushi listonte edhe te gjitha sendet personale te cilat i ishin marre Voglit para se te burgosej. Nder to ishte nje ore dore kravate ngjyre blu dy cakmake te markes Viena shtate cope cokollata Budapesti nje kreher nje shami dore nje brisk rroje i paperdorur nje dokument i leshuar nga konsullata hungareze ne kufirin e ketij vendi me Austrine dhe tri kartolina prej te cilave dy te pashkruara dhe nje e shkruar. Sendet e mesiperme tregonin ne nje fare menyre edhe rrugetimin e Qemal Voglit deri ne momentin kur ai u percoll per ne qelite e paraburgimit. Po ate dite me 21 tetor 1956 hetuesi Petrika Mushi mori ne pyetje Qemal Voglin. Seanca sipas procesverbalit te mbajtur filloi ne oren 1000 paradite dhe mbaroi ne oren 1410.
Pyetje Na tregoni ne ckohe jeni larguar nga Shqiperia dhe levizjet ne shtetet demokratike
Pergjigje Me 1 gusht une se bashku me skuadren e Dinamos u larguam per ne ekosllovaki per te bere ndeshje. Ketu neve zhvilluam ndeshje ne Prage me perfaqesuesen e Prages me 4 gusht mbasandaj ne 8 gusht luajtem ne qytetin Kladno te ekosllovakise dhe me date 15 gusht u larguam per ne Gjermani. Ketu neve luajtem me skuadren Stefenberg me 22 gusht dhe 29 luajtem ne Berlin ndaj Dinamos se Berlinit. Ne daten 30 gusht na nisen ne qytetin e Lajpzing ku ndenjem dy dite dhe me pas na cuan ne kampin e Dinamos qe ndodhet 35-40 km larg Berlinit. Ketu une kam ndenjur dy dite dhe te treten u arratisa per ne Gjermanine Perendimore pra me date 3 shtator rreth ores 1230.
Pyetje Na tregoni kur ju lindi ideja per tu arratisur
Pergjigje 10-12 dite para se te arratisesha. Kete gje ia pata thene disi me shaka Sul Maliqatit por ai filloi te qeshte dhe e kuptoi se une po tallesha.
Pyetje I propozuat here tjeter Maliqatit vec kesaj here
Pergjigje Jo nuk i propozova.
Pyetje Na thoni ne cmenyre ia bete propozimin ku dhe ne crrethana
Pergjigje Kur ishim ne Gjermani paradite data nuk me kujtohet ekzaktesisht me kujtohet se kam qene me Sul Maliqatin u shtrime ne bar para shtepise ku banonim dhe une i thashe Sules se jam merzitur fort. Me gruan u ndava shoket nuk me duan me eshte merzit jeta dhe mendoj te shkoj andej dhe le te vdes vetem se u behet qejfi disave.
Pyetje Cilet persona keni pasur parasysh se mund tu behej qejfi nese ju arratiseshit
Pergjigje Une isha zene me Jorgji Kodarin me kolonel Ganiun isha zene ne nje dy-tre raste. Mua me dukej sikur askush nuk me donte dhe sikur nuk me trajtonin mire.
Pyetje Si u pergjigj Sul Maliqati kur ju i propozuat per tu arratisur
Pergjigje Ai nuk mu pergjigj fare. Me tha do vish te blejme ndonje placke se mos fitojme me pas ndonje lek ne Shqiperi dhe asgje me teper. Prej andej shkuam te hanim dreke se ishte kohe dreke dhe tjeter here me kete person nuk kemi folur.
Pyetje Me cilet persona te tjere keni folur per tu arratisur
Pergjigje Me asnje person tjeter nuk kam biseduar per tu arratisur.
Pyetje Me cqellim ju i thate Sul Maliqatit se ju ishte mbushur mendja per tu arratisur
Pergjigje Une isha merzitur shume ate dite dhe me Sulen shprehesha me teper dhe kete ia thashe nga merzia e tepert qe kisha. Une mendoj se Sula nuk do tia kete vene veshin ketyre fjaleve.
Pyetje Keni pasur si qellim qe te merrnit edhe Sul Maliqatin me vete
Pergjigje Jo nuk e kam pasur kete qellim.
Pyetje fare u kishte penguar qe te arratiseshit me perpara
Pergjigje Une vetem kur merzitesha me shkonte mendja per tu arratisur ndersa kur luaja isha tjeter njeri nuk me shkonte mendja fare.
Pyetje Sic dihet ju keni qene edhe here te tjera me skuadren jashte shtetit na tregoni keni tentuar per tu arratisur
Pergjigje Me 1949 une kam qene ne Rumani Poloni Bullgari. Ne 1950 kam qene ne Hungari ekosllovaki dhe Rumani. Me 1953 kam qene ne Rumani Bashkim Sovjetik dhe Poloni. Me 1954 kam qene ne Bullgari. Ne 1955 kam qene ne Poloni Rumani dhe Hungari. Prej andej kemi ardhur me vapor por asnjehere nuk kam menduar per tu arratisur.
Pyetje Hetuesia ka te dhena se ju keni dashur te arratiseni por nuk keni mundur
Pergjigje Jo nuk eshte e vertete. Une kam pasur mundesi ne shume raste por nuk kam menduar asnjehere ne kete drejtim. Une kam kaluar Dardanelet me 1950 1953 1954 1955 por nuk kam pasur kurre nje mendim te tille dhe kesaj here e bera nga budallalleku.
Pyetje Ju thate se jeni arratisur me date 3 shtator ne oren 1230 na tregoni veprimet qe keni bere deri ne oren e arratisjes.
Pergjigje Rreth ores 9 te mengjesit jam ngritur nga gjumi dhe vajta te ha mengjesin. Shoket ishin ngritur te gjithe dhe kishin ikur. Une isha ngritur vone ndaj hengra mengjes rreth ores 930 dhe aty perjashta takova Mico Papadhopulin dhe Fatbardh Deliallisin. Micua me propozoi qe te dilnim ne pazar. Pasi u vertitem sa ne nje dyqan ne tjetrin rruges u takuam edhe me shoket Vasil Prifti Andon Mazreku Jorgji Kodari Zihni Gjinali dhe shkuam bashke ne nje dyqan tjeter. Me keta shoke u ndame dhe une mbeta me Micon. Me pas takuam Skender Begene Skender Jarecin dhe Fatbardh Deliallisin e u nisem te gjithe drejt shtepise. Rruges disa u ndalen per tu qethur dhe une mbeta vetem me Skender Begene. 100 metra afer shtepise u ulem ne bar dhe pasi u merzitem duke ndenjur aty shkuam nga liqeni. Aty ishte duke u lare nje vajze kurse nje tjeter po rrinte. Une shkova afer vajzes u ulua dhe fillova ti bej muhabet. Ne kete rast me vjen Gani Kodra dhe une i bertita edhe ketu nuk mu ndave dhe u ngrita me inat qe te shkoja. Ashtu i merzitur dola rruges dhe takova Gani Merjen dhe i thashe Do vish te qethemi Ai mu pergjigj jo. Rruges takova Refikun Resmjen dhe Skenderin Jarecin me pyeten se ku shkoja e une u thashe te qethem dhe se vajza qe kisha per krahu ma shkeli syrin ndaj po shkoja. Ne fakt ajo vajza as qe me beri ndonje shenje. Ashtu sic isha une u arratisa drejt rruges per ne Berlin rreth ores 1210.
Pyetje fare pergatitje bere ate dite per tu arratisur
Pergjigje Asaj dite une as qe e kisha menduar per tu arratisur. Vetem pasi u merzita me Gani Kodren mu mbush mendja qe te ikja. Une me perpara nuk kisha menduar per tu arratisur por vetem kur inatosesha ndersa kur me dilte inati as qe me shkonte mendja per te ikur.
Pyetje Na tregoni itinerarin qe ndoqet ne 3 shtator.
Pergjigje Deri ne oren 1210 sic ju thashe isha me shoket me pas. Pasi u merzita me Gani Kodren mora rrugen i vetem drejt Berlinit. Rruges pyeta nje grua plake se ne cdrejtim ishte Berlini dhe ajo pasi ma tregoi une i rashe per shkurt neper fushe e pyje. Ne oren 6 te mbremjes arrita ne nje qytet te vogel emrin nuk ia dija. Pyeta nje njeri aty dhe ai ma tha qe Berlini ishte 7 kilometra larg ndaj ose te prisja trenin ose te merrja rrugen e trenit. Une mora rrugen drejt stacionit dhe rreth ores 900 - 930 e nates mberrita ne Berlin. Ne rrethinat e qytetit takova nje djale te cilit i thashe se doja te shkoja ne ambasaden shqiptare ne Berlin se isha sportist. I thashe se kisha ardhur me nje vajze deri ketu por kisha harruar portofolin ne shtepi ndaj iu luta te me priste nje bilete tramvaji. Ai me pyeti nese e dija vendndodhjen e ambasades dhe une i thashe qe ishte ne rrugen Valter Ulbric ndaj ai me preu nje bilete per deri ne ate vend. Ai u ul afer meje ne tramvaj dhe faturinos i tha qe une isha sportist shqiptar dhe se kur te vinte stacioni i ambasades te me lajmeronte qe une te zbrisja pasi vete ai pra djali zbriti me perpara. Pasi faturinoja me lajmeroi une zbrita dhe u drejtova nga stadiumi. I rashe rreh e perqark dhe kalova ne zonen franceze. Shkova te kufiri te cilin e dija qe me pare. Stadiumi ndante kufirin ndaj une u drejtova aty. vijon neser
Sul Maliqati ose macja e zeze e portes kuqezi
Ai ishte 28 vjec kur Qemal Vogli i kerkonte qe te largohej me te drejt Gjermanise Perendimore. Asokohe ca nga padituria e ca nga frika ai nuk mori guximin per tu larguar duke vazhduar keshtu karrieren e tij sportive jo vetem ne mbrojtje te katerkendorit te Partizanit por edhe te ekipit tone perfaqesues. I lindur ne vitin 1928 Maliqati u shqua per talentin e tij ndaj edhe u rekrutua menjehere nga Partizani. Me kete skuader ai luajti per me shume se nje dekade duke fituar titujt kampione ne vitet 1954 1957 1958 1959 1961 1962-1963 dhe 1963-1964. Karrieren e nisi ne vitin 1947-1948 me ekipin e sindikatave te Kavajes ku luajti per tri sezone. Me pas e gjithe jeta e tij u lidh me skuadren e kuqe. Mes hegjemonise qe vinte Partizani i Sul Maliqatit ne vitet 1957-1964 vlen te permendet suksesi i 1958-es kur skuadra e kuqe me nje super-Maliqat do te mundte njeri pas tjetrit Dinamon e Zihni Gjinalit 17 Nentorin e Panajot Panos dhe te Skender Merjes Halilit por edhe Besen e lavdishme te Shevqet Topit Hasan Germanit Qemal Gavardarit dhe Mit Dimrocit. Me Kombetaren ka luajtur ne ndeshje te tilla si ajo ndaj Hungarise ne 1950 kur perballe kishte Pushkashin e madh kunder ekise Rumanise Danimarkes ku edhe ka qene kapiten i ekipit. Keto ndeshje kane qene perfaqesim ne nivel kombetar ndersa ne vitin 1958 Partizani do te merrte pjese ne spartakiaden e ushtrive komuniste pat bere nje perfaqesim mjaft dinjitoz kjo edhe fale talentit te Sul Maliqatit. Ndersa pas ketij turneu ne Lajpcig te Gjermanise gazeta Deutche Sport Echo do ta konsideronte Maliqatin si macja e zeze e portes shqiptare. Padyshim mjaftojne keto fjali per te kuptuar se behet fjale per nje legjende.
1950 Dinamo Xhevdet Shaqiri Besim Borici Koci Sherko Taq Murati Sabri Peqini Bahri Kavaja Qemal Vogli Hamdi Bakalli Pal Mirashi Skender Jareci Zihni Gjinali Sulejman Vathi Qamil Teliti Qemal Cungu Leonidha Dashi Muhamet Vila Skender Begeja Hamdi Tafmizi Grigor Sheshi Latif Thermia Kostandin Xhani. Trajner Zihni Gjinali
1951 Dinamo Xhevdet Shaqiri Zihni Gjinali Muhamet Vila Hamdi Bakalli Sabri Peqini Besim Borici Qemal Vogli Qemal Cungu Leonidha Dashi Skender Begeja Koci Sherko Taq Murati Qamil Teliti Pal Mirashi Hamdi Tafmizi Grigor Sheshi Met Metani Kostandin Xhani Skender Jareci Kol Engjelli. Trajner Zihni Gjinali
1952 Dinamo Zihni Gjinali Hamdi Bakalli Xhevdet Shaqiri Muhamet Vila Skender Jareci Sabri Peqini Skender Begeja Leonidha Dashi Besim Borici Qemal Cungu Koci Sherko Taq Murati Qamil Teliti Pal Mirashi Hamdi Tafmizi Grigor Sheshi Hysen Verria Qemal Vogli Kostandin Xhani.
Trajner Zihni Gjinali
1953 Dinamo Hysen Verria Hamdi Bakalli Besim Borici Qemal Cungu Leonidha Dashi Xhevdet Shaqiri Muhamet Vila Sabri Peqini Zihni Gjinali Skender Jareci Skender Begeja Koci Sherko Taq Murati Qamil Teliti Pal Mirashi Hamdi Tafmizi Grigor Sheshi Dhimitraq Gjyli Shyqyri Rreli Suat Hamzi Mile Qoshja Thimo Thimio Qemal Vogli.
Trajner Zihni Gjinali
1955 Dinamo Leonidha Dashi Shyqri Rreli Besim Borici Muhamet Vila Xhevdet Shaqiri Skender Jareci Qemal Vogli Stavri Lubonja Hamdi Bakalli Skender Begeja Esat Beliu Qamil Alluni Grigor Sheshi Hysen Verria Dhimitraq Gjyli Zihni Gjinali.
Trajner Zihni Gjinali
1956 Dinamo Xhevdet Shaqiri Muhamet Vila Zihni Ginali Skender Jareci Skender Begeja Leonidha Dashi Shyqyri Rreli Qamil Alluni Stavri Lubonja Grigor Sheshi Hysen Verria Eqerem Tallushi Haxhi Pellumbi Esat Beliu Abdulla Duma Dhimiter Gjyli Qemal Vogli Hasan Behushi.
Trajner Zihni Gjinali
Nga Panorama Sport
PergatitiLeonard Karaj