E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja per nje femer ne Tirane rigjykohet autori

Sipas burimeve zyrtare te gjykates behet e ditur se eshte depozituar per rigjykim dosja ne ngarkim te Denis Metes i denuar ne vitin 2008 nga Gjykata e Shkalles se Pare me 15 vjet heqje lirie. Ai akuzohet nga prokuroria per akuzat e vrasjes me dashje dhe mbajtje pa leje e armeve dhe municionit. Ne gjykaten e kryeqytetit dosja ne fjale do te gjykohet nga gjyqtari Petrit omo. Sipas vendimit te 4 marsit 2008 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ngjarja per te cilen eshte denuar Denis Meta eshte shenuar ne 30 tetor 2005 ne kryqezimin e rrugeve Nikolla Lena me rrugen Adem Seit Kruja ne Tirane. Pas nje grindjeje mes te pandehurit Denis Meta dhe viktimes Kreshnik Zena ata kane shtene me arme zjarri ne drejtim te njeri-tjetrit dhe si pasoje ka mbetur i vrare i ndjeri Kreshnik Zena dhe eshte plagosur babai i te pandehurit F.Meta. Personat e lartpermendur njiheshin me njeri-tjetrin pasi ishin djem te nje lagjeje dhe konflikti mes tyre ka nisur pasi dy dite perpara kesaj ngjarjeje i ndjeri Kreshnik Zena kishte ngacmuar motren e te pandehurit Denis Meta. Pas kesaj ne daten 28.10.2005 ndersa kthehej per ne shtepi i pandehuri Denis shikon te ndjerin Kreshnik Zena te cilit i afrohet dhe i thote qe te mos e ngacmonte me motren e tij dhe e godet me shuplake thuhej ne vendim. Dy dite me pas vellai i viktimes Zena ka ftuar te pandehurin Meta te pine nje kafe per te sqaruar muhabetin ne nje kafene ne rrugen Myslym Shyri. Mesohet se teksa ata kane qene duke diskutuar ne tavolinen e tyre eshte ulur edhe babai i te pandehurit Meta nderkohe qe ne nje tavoline tjeter te te njejtit lokal ishte ulur viktima Kreshnik Zena. Ne kete moment biseda mes tyre eshte acaruar dhe te dy palet jane cuar pa e mbyllur konfliktin dhe duke e lene qe do te shihnin se si do te shkonte thuhej ne vendim. Ndonese kane levizur qe aty pak ore me pas ata jane perballur serish ne rruge. Atje ka nisur perseri debati mes te pandehurit Denis Meta dhe viktimes Kreshnik Zena te cilet kane filluar te zihen dhe te ofendohen reciprokisht. Gjate grindjes i pandehuri Denis Meta dhe viktima Kreshnik Zena kane nxjerre nga brezi armet tip pistolete qe kishin me vete dhe kane nisur te qellojne ne drejtim te njeri tjetrit. Si pasoje e shkembimit te zjarrit ka mbetur i vrare Kreshnik Zena dhe eshte plagosur rende F. Meta shprehej gjykata.

Armand Bajrami

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›