Qemali u arratis per 500 marka. I thyen nofullat se e moren per agjent
Sulejman Maliqatitashme ne moshen 82-vjecare te befason per thjeshtesine dhe menyren e komunikimit. Ndonese eshte larguar nga futbolli ne vitin 1964 ai mbetet njelloj i preferuar por tani ne rolin e heroit te shume ngjarjeve episodeve dukurive qe lidhen me historine e futbollit shqiptar. Emri i tij eshte kthyer ne legjende jo vetem per nofken qe i vuri shtypi gjerman ne vitin 1958 ne Laipsig macja e zeze por edhe per mitin e krijuar te njeriut te dorezave te cilit pasuesit zor se i afrohen. Nje burre me shtat mesatar me trup elegant per ta pasur zili me nje ecje te ngadalte nuk mungon ne asnje ndeshje qe luan Teuta e Durresit. Fama e tij eshte aq e madhe saqe zor se mund te bindet kush se ky njeri kaq modest eshte Sulejman Maliqati. Ndonese nuk u aktivizua qofte edhe nje ore ne futbollin e ketij qyteti ai ka lidhur jeten pasurine dhe katandine e tij me Durresin. Sa here qe i kthehesh retrospektives se shume ngjarjeve te bujshme makineria e kujteses se Sulejman Maliqatit vihet ne levizje per te nxjerre prej saj fakte qe per brezat e tanishem perben leksion te cmuar. shte ai qe tregoi ngjarjen teper interesante te vitit 1963 kur orientoi banden daneze te ekzekutonte himnin tone kombetar kur Shqiperia luante ne kete shtet verior te Evropes. Dhe tani i kerkohet perseri ndihme maces se zeze per te zbardhur nje nga dukurite me spektakolare te futbollit shqiptar arratisjen e bujshme te Qemal Voglit ne Gjermani.
Ne moshe si vinit me Qemalin
Ishte ne mos gaboj dy vjet me i madh nga une. Ne gazete e pashe qe ishte 1929 dhe une 1928. Megjithate le te mbetet ashtu sic po shkruhet. Por ai ishte me i madh se une dhe kete e di fort mire. Ne vitin 1950 do te shkonim te luanim ne Hungari dhe ishim se bashku. Kombetarja jone per efekte te luftes se klasave u pergjysmua dhe ne ikem atje si kokoshi katandisur nje thele. Kur u krijua Dinamo ne vitin 1950 Qemalin e therriten atje. Ndersa kur u kthyem nga Hungaria mua me kaluan me Partizanin. Me kete ekip para meje kane qene portiere si Ramazan Njala Rexhep Gruda Raqi Pisku etj. Megjithate miqesine me Qemalin e ruajtem gjithnje. Pas Hungarise vlen te kujtoj se trajneri Bukovi i Hungarise nisi te na sterviste. Kam qendruar disa dite edhe me Pushkashin qe na gjuante ne porte ne ato dite stervitore. Me Qemal Voglin sterviteshim bashke.
Si njeri si ishte Qemali
Njeri shume i mire. Nuk dinte te hante prapa shpine. Ishte i besuar i emrave te njohur si Kadri Hazbiu Mihallaq Zicishti Maqo omo Zoi Themelko dhe qendronte gjate me ta. Flas per vitin 1952-1953 por ishte shok shume i mire.
Kur e krijoi Qemali familjen
Aty nga viti 1953 u fejua me Hyrmeten motren e futbollistit Fatbardh Deliallisi. Me te ka edhe nje vajze Mimozen te cilen une e takoj edhe tani. Duhet te jete 56-57 vjece. Por para se te iknim ne turne me Dinamon ai u divorcua me gruan dhe kjo padyshim i krijoi nje ngarkese te madhe shpirterore.
fare ishte ky turne i vitit 1956
Ishte turne miqesor i Dinamos. Ekipi ishte perforcuar ne nivelet e ekipit kombetar. Edhe kur dilte jashte Tirana Shkodra a ndonje ekip tjeter na merrnin ne. Turneu perfshinte ekosllovakine Gjermanine dhe Bashkimin Sovjetik. Turneu nisi ne ekosllovaki. Luajtem me Bratislaven ne Prage. Ne ndeshjen e dyte luajta une sepse Qemali u demtua. Ishim te dy te nje niveli. Skishte rendesi se cili vihej ne porte ikte nje mace vendosej nje mace tjeter.
Po me tej si vijoi turneu
Nga ekosllovakia shkuam ne Gjermanine Lindore. Zhvilluam atje tri ndeshje. Te treten e luajtem me ekipin e Lajpcigut. Dinamo fitoi 1-0. Ketu eshte rasti te evidentoj nje moment qe mund te lidhet me ngjarjen e mevonshme te arratisjes se Qemal Voglit. Pala gjermane e merzitur nga humbja i propozoi pales sone te luanim edhe nje ndeshje tjeter dhe per kete jepnin 500 marka per futbollist. Qemali insistoi qe ndeshja te zhvillohej natyrisht per kete shperblim financiar qe u vendos. 500 marka ishin shume per kohen. Mirepo drejtuesit e ekipit nuk degjuan. Ishin shume punonjes te Sigurimit si Gani Goxhi Gani Kodra Vasil Prifti etj. E keshtu u vendos te mos luhej. Qemali u merzit shume dhe filloi te nervozohej me te gjithe drejtuesit. Madje edhe me Zihni Gjinalin. U be edhe mbledhja e organizates baze te partise ku nga lojtaret komuniste ishin Qemal Vogli dhe Xhevdet Shaqiri. Ishin pa dyshim edhe nje qerre punonjesish te Sigurimit te shtetit qe na shoqeronin. Dhe u vendos te mos luhej. Mbase kjo mund te kete ndikuar ne veprimin e mevonshem te arratisjes se Qemal Voglit.
Si ndodhi ngjarja dhe a kishit dijeni sic ka deponuar Vogli ne hetuesi
Gjerat nuk jane kaq te thjeshta sepse tani je i lire te thuash cfare te duash. Pasi mbaruam ndeshjen me ekipin e Lajpcigut ne u vendosem ne nje kamp qe ngjasonte me kavalishencen e Ministrise se Brendshme. Atje ishin sistemuar rreth 4000 veta. Ne diten qe do te arratisej po qendronim ne nje pishine te bukur teksa po ndiqnim disa hedhje nga trompolina se bashku me Leonidha Dashin Gani Goxhin Gani Kodren dhe me Vasil Priftin. Qemali vjen tek une e me thote te shkoja me te ne nje qyteze te vogel ku ai kerkonte te kalonte disa ore. Nuk mund te them se kishte vendosur te arratisej dhe aq me pak te bente ndonje plan me mua apo per kurthe sic mund te mendohet.
Cila ishte pergjigja juaj
Nuk vi i thashe. E theksoj edhe njehere pa ditur se ckishte ndermend te bente. Ai u merzit edhe me mua. Kur erdhi mbremja dhe futbolliste te ndryshem po ktheheshin ne qendren e grumbullimit Qemal Vogli nuk po dukej. Me sa me kujtohet personi i fundit qe kishte qene me Qemalin ishte Mico Papadhopulli.
Veprimet qe u bene pasi u mesua mosardhja e Qemalit
Ne nuk po kuptonin se cfare kishte ndodhur. Policia gjermane u njoftua menjehere. Berlini ishte ndare ne disa pjese sepse ishte edhe prezenca e aleateve te Luftes se Dyte Boterore. Me kujtohet qe erdhen 15 policise te xhandarmerise se Berlinit me 15 qen. Pa dashur te bej humor i ofrova qenve kepucet e Qemalit per ti nuhatur qe ta kerkonin. Pastaj u besua se Qemal Vogli ishte arratisur. Policia e zones lindore te Gjermanise u lodh se kerkuari por nuk gjeten gje. Te nesermen do te niseshim per ne Bashkimin Sovjetik por me pare duhej te merrnim vesh cfare kishte ndodhur me Qemalin. Ne mbremje vone vjen ne kampingun tone zevendesministri i Brendshem i Gjermanise Lindore dhe na informon se Qemal Vogli ishte pare ne Gjermanine Perendimore. Mua mi tregonte keto Zihni Gjinali.
Dini gje si mund te jete orientuar Qemal Vogli per te shkuar ne nje vend te Gjermanise ku te ndihej i qete per arratisjen
Me sa me ka thene kur doli nga burgu disa kalimtare e kane derguar ne ambasaden franceze. Atje eshte rrahur rende derisa i kane thyer nofullat. Te mos harrojme qe lufta e ftohte ishte shume e ashper. Akuzat per depertime agjentesh ne te dy kampet ishin te kohes per rrjedhoje Qemal Vogli u mendua se ishte ne sherbim te Sigurimit shqiptar. Francezet me pas e derguan ne nje ambasade tjeter derisa perfundoi ne ate amerikane. Kur ishim ne Bashkimin Sovjetik krejt papritur e kemi degjuar Qemal Voglin duke folur ne Zerin e Amerikes.
Dhe cilet ishin komentet e tij
Kritikonte shume regjimin per kushte te veshtira jetese.
Dhe nga komunikimi me Voglin cgje tjeter keni mesuar
Pas ambasades amerikane eshte dorezuar tek autoritetet gjermane. Ato e kane derguar ne nje kamp sic trajtohen te arratisurit.
Raportet me futbollin si jane ruajtur ne Gjermani
Gjithnje sipas tregimeve te Qemalit ne kampin ku strehoheshin te arratisurit iu dha mundesia te kryente disa seanca stervitore. Ata qe e pane u befasuan nga pergatitja e portierit tone dhe i dhane fjalen se shume shpejt do ta kalonin ne nje ekip te Bundesliges. Por hijet e dyshimit ruheshin per Qemalin gjithnje eshte fjala per luften e ftohte.
Mund te na tregoni dicka per kthimin e tij ne Shqiperi
Edhe pasi doli nga burgu Qemali mbeti nje mik i ngushte i imi. Nje dite po me tregonte se si kishte ndodhur qe u kthye.
shte folur sikur Sigurimi i shtetit e ka sjelle ne Tirane te futur ne nje thes...
Ne Austri do te vinte te luante perfaqesuesja hungareze. Qemali ishte natyre e shkathet dhe i futur. I kerkon 200 dollare rojes se objektit ku stervitej duke i thene se se bashku me nje gjerman do te shkonin te ndiqnin kete ndeshje. I duhej te shpenzonte per taksi per ushqim etj. Pasi i merr dollaret niset per ne Austri. Me sa me tha ka kaluar shume peripeci rruges sepse taksi nuk kishte gjetur. Qellimi i Qemalit nuk ishte thjesht ndeshja. Ai kishte vendosur te kthehej ne Shqiperi. Ndoshta ajo qe kishte menduar se do ti servirej ne Gjermani nuk i doli sic e mendoi. Njihte nga afer Pushkashin Bukovin trajnerin e Hungarise Grocicin etj. Ne kemi qendruar me hungarezet. Kemi pire kafe me ta dhe lidhem miqesi te ngushte. Kur ata e kishin pare atje e paten pyetur te habitur Vogli si eshte e mundur qe ndodheni ketu. Dhe Qemali i ishte pergjigjur se e kishte rrembyer nje vajze gjermane dhe se donte te kthehej ne Shqiperi.
fare kerkonte nga hungarezet portieri yne
Qemali me zgjuarsine e tij i kishte bere mire planet. Ai u kerkoi hungarezeve te udhetonte me ta per te shkuar ne ambasaden tone ne Budapest. E ne fakt ashtu ndodhi. Ata e moren ne avionin e tyre pasi atyre nuk u kerkohej pasaporta e me pas e dorezuan Qemal Voglin ne ambasaden shqiptare.
Po ne Budapest ku qendroi
Ne shtepine e Sabri Peqinit i cili studionte ne kete shtet. Atje qendroi disa dite dhe me pas me linjen Budapest-Tirane mberriti ne Shqiperi.
Ju e keni ditur kur do te kthehej Qemal Vogli
E si ta dija shte koincidence interesante. Une kam qene duke qendruar me nje Raqi komandant aviacioni. Aeroporti ishte prane klubit Partizani. Shikoj qe mbi kokat tona po ulej nje avion. Dhe ky Raqi me thote Sule po vjen ai shoku jot. - Cili shok - i them - Qemal Vogli. Provokimet ishin me zarar. Duhej te ishe shume i kujdesshem. shte shoku jot - i them ketij Raqit - sepse Qemali eshte anetar partie dhe oficer sigurimi. Ndersa une nuk i kam keto te dyja. Kujtoj qe isha se bashku me Besim Fagun dhe Xhep Spahiun. Kur zbriti nga avioni pashe qe shoku im i femijerise ishte i prangosur. Kur filloi te ece ne piste i hodhen nje batanije mbi koke. Ky eshte ai thesi qe u fol se e kane sjelle Qemal Voglin ne Shqiperi.
Ka shume hipoteza se ai eshte shoqeruar me nje grua gjermane qe besohet se ishte ne sherbimin e fshehte te ketij shteti
Them se jo. Nese qendron ky version duhet te jete i gabuar. Ajo grua qe peshperitet mund te kete qene agjente por me te Qemali ka luajtur tenis dhe pingpong ne mjediset e ketij kampingu ku ne po qendronim. Por kjo hipoteze edhe tani e kesaj dite nuk eshte vertetuar. Gjykimi im eshte se Qemali e njihte mire Berlinin se ne kishim shkuar disa here atje. Dinte mire vendndodhjen e ambasadave te huaja dhe ndarjen territoriale te tyre brenda Berlinit. Kur benim nxemjen ne mjediset sportive shume studente shqiptare na ruanin se mos kalonim ne pjesen perendimore. Keshtu i kishin urdheruar.
Si shpjegohet fakti qe ne hetuesi Vogli ju ka permendur edhe ju ne planin e arratisjes
Nuk eshte keshtu. Ne flisnim shok me shok gjithmone. Bisedonim gjera te ndryshme ndermjet te tjerash benim edhe shaka. Edhe ne vitin 1950 Qemali me thoshte se sikur te kisha ikur edhe une kur u arratisen Bule Vathi me Bahri Kavajen. Po asnjehere nuk jane marre seriozisht.
Ne gjyqin e Qemal Voglit jeni therritur me cilesine e deshmitarit mbani mend se cfare keni thene
Kam qene nga te paktit ne ate gjyq. Mbaj mend kur e futen Qemalin ne sallen e gjyqit. Ai me shume kujdes luajti gishtat e njeres dore per te treguar se nuk kam folur gje. Sigurimi i shtetit mbase kishte deshire te me sakrifikonte edhe mua dhe mund te luante loje te dyfishte. Une thashe hapur se nuk dija gje per ate qe kishte bere Qemal Vogli. Nuk ia di emrin prokurorit i cili mu hakerrua duke me thene pse nuk tregon per ate qe kishte vendosur te bente Qemal Vogli. I thashe se kam ardhur me cilesine e deshmitarit dhe jo te akuzuarit.
fare ju tha prokurori ne gjyq
Me foli me ton Pse nuk ke denoncuar per arratisjen Kush ju tha ju qe une e dija kete gje iu pergjigja. Isha i bindur se Qemali nuk kishte shpifur dhe as mund te me rrezikonte per dukuri te tilla shume me zarar per kohen. Une per kete isha plotesisht i bindur. Por ne gjyq di qe kam thene edhe kete qe Qemali eshte nje Haxhi pishman. E ben edhe pendohet. Dhe Koco Dilo avokati i ceshtjes e shfrytezoi kete duke thene se Maliqati beri deshmi te sinqerte dhe se Qemal Vogli eshte vertet Haxhi pishman. Dhe fakti eshte se u kthye pasi gaboi.
Sipas jush cilat duhet te kene qene arsyet e arratisjes
Puna e ndarjes me gruan e vrau shume. Qemali ka kaluar peripeci familjare. Pasi doli nga burgu u bashkua me te shoqen dhe u divorcuan serish. shte martuar me motren e futbollisteve Gjoci dhe ne mos gaboj ka dy djem me te. Por edhe mospranimi per 500 markat qe vendosen te na jepnin gjermanet per nje ndeshje te dyte me Lajpcigun duhet te kete pasur pasojat e veta.
Me ke jetoi Qemali pas burgut
Me te emen.
Sa u denua
15 vjet por 5 vite burg beri.
Ka pasur tentativa per rikthimin e Qemal Voglit perseri ne porte
Koha e burgut kishte bere punen e vet. Qemali kur doli nga burgu duhet te kete qene 32-33 vjec. I vertete eshte edhe ky fakt qe po tregoj tani. Ne nje 28 nentor kur Enver Hoxha ndodhej ne Vlore ne vizite tek nje familje patrioti i eshte thene nga i zoti i shtepise qe te ndikonte per rikthimin ne futboll te Qemal Voglit. Enver Hoxha eshte shprehur qe i thoni Kadri Hazbiut. Por kjo nuk do behej me kurre. Kadri Hazbiu jo vetem qe nuk ndikoi per kete por na beri thirrje ne qe te mos qendroni me me Qemal Voglin mos i flisni dhe braktiseni.
Pse jeni lakuar nga Qemal Vogli ne kete deponim sipas jush cfare do te kete sherbyer per kete
Pa qellim. Vazhdimisht Qemali me prekte problemin e arratisjes. Kur pesuam 12 gola ne Hungari dhe pas arratisjes se Bule Vathit dhe Bahri Kavajes kishte raste qe me ngacmonte me idene e arratisjes. Nuk arrita ta kuptoj asnjehere e bente per shaka me mua apo te me nxiste te mbeshtesja kete ide. Dhe une i thosha kush te beson ty ti je anetar partie dhe oficer sigurimi.
Mendoni se ishte nje vendim i menjehershem ai i arratisjes apo i kishte bere planet me kohe
Nuk jam ne gjendje ta shpjegoj.
Kishit konstatuar qe Vogli e deshironte arratisjen
Edhe e kisha pasi njehere ne Dardanele e pashe te vishte rrobat e banjes. Vathi dhe Kavaja ishin arratisur nderkohe. Deti kishte shume dallge. Por shyqyr qe u mbyllen dyert me celes dhe nuk na lane te dalim me. Por asnjehere nuk e kam menduar se do te vinte nje dite qe ai do ta zbatonte versionin e arratisjes.
Si implikohet Maliqati ne arratisjen e Qemal Voglit
Prej dites se marte 9 tetor Panorama Sport ka nisur botimin e historise se vertete te arratisjes se ish-portierit te Dinamos dhe ekipit kombetar Qemal Vogli ne 1956-en. Gazeta ka mundur te siguroje pyetesorin qe hetuesi i Drejtorise se Sigurimit te Shtetit i Ministrise se Puneve te Brendshme kapiten i I Petrika Mushi dhe kapiteni i II Gaqo Meci kane bere me Qemal Voglin. Ish-portieri tregon ne vete te pare te gjithe historine duke filluar qe nga mengjesi i dites se arratisjes kalimi ne Gjermanine Perendimore Austri Hungari dhe deri tek kthimi ne Rinas. Ne hetuesine e Voglit natyrisht nuk mungojne edhe personazhe te panjohur te cilet paten tentuar ta rekrutojne ne Gjermani po edhe persona te botes se sportit dhe politikes protagoniste te asaj periudhe relativisht ndikues ne veprimin qe pati ndermarre ish-ylli i portes kuqezi.
Ne pyetjet ne hetuesi doli fillimisht edhe emri i Sulejman Maliqatit shok i ngushte i Qemal Voglit jo vetem ne Kombetare por edhe ne jete. Implikimi i Maliqatit ne arratisjen e Voglit vjen si rrjedhoje e nje pohimi te ketij te fundit ne hetuesi se i kishte thene para se te largohej nga ekipi kombetar Maliqatit se do arratisjes. Madje edhe i kishte propozuar qe te shkonte me te por ky i fundit nuk e kishte marre seriozisht duke mos pranuar. Kjo gje vertetohet edhe ne pyetje-pergjigjet ne hetisi si dhe nga vete Maliqati ne interviste.
Maliqati macja e zeze e kuqezinjve
Ai ishte 28 vjec kur Qemal Vogli i kerkonte qe te largohej me te drejt Gjermanise Perendimore. Asokohe ca nga padituria e ca nga frika ai nuk mori guximin per tu larguar duke vazhduar keshtu karrieren e tij sportive jo vetem ne mbrojtje te katerkendorit te Partizanit por edhe te ekipit tone perfaqesues. I lindur ne vitin 1928 Maliqati u shqua per talentin e tij ndaj edhe u rekrutua menjehere nga Partizani. Me kete skuader ai luajti per me shume se nje dekade duke fituar titujt kampione ne vitet 1954 1957 1958 1959 1961 1962-1963 dhe 1963-1964. Karrieren e nisi ne vitin 1947-1948 me ekipin e sindikatave te Kavajes ku luajti per tri sezone. Me Kombetaren ka luajtur ne ndeshje te tilla si ajo ndaj Hungarise ne 1950 kur perballe kishte Pushkashin e madh kunder ekise Rumanise Danimarkes ku edhe ka qene kapiten i ekipit. Ndersa pas turnet ne Lajpcig te Gjermanise me Partizanin gazeta Deutche Sport Echo do ta konsideronte Maliqatin si macja e zeze e portes shqiptare.
Panorama SportBujar Qesja