PS-LS, ndarja te proporcionali rajonal dhe listat
Reforma zgjedhore aktualisht i ka ndare partite parlamentare ne dy kampe. Ne njeren ane qendrojne dy partite kryesore, PS-PD dhe ne anen tjeter qendrojne partite e vogla parlamentare. Ne propozimet e saj, PS, e cila mbeshtetet nga PD, kerkon te aplikohet sistem proporcional rajonal zgjedhor, i cili te kryhet mbi bazen e qarqeve, zgjedhjet te zhvillohen me lista te renditura shume-emerore, te pesoje rritje pragu elektoral per partite per te hyre ne Parlament. Nderkohe qe, rritja mund te coje ne uljen e numrit te partive politike ne Parlament nga 12, ne 5-7 parti. 10 partite e vogla parlamentare insistojne ne aplikimin e nje sistemi proporcional i personalizuar zgjedhor, qe te shmanget fenomeni i "Dushkut", votimi te zhvillohet me nje raund, bazuar ne lista te hapura, pragu elektoral per partite qe hyjne ne Parlament te jete 2,5% te votave, si dhe pas perllogaritjes perfundimtare te mandateve ne nivel kombetar te kete nje perputhje te plote te perqindjes se mandateve ne Kuvend.
SSSASS