PS: Nuk ftuam aleatet, por qytetaret ne proteste
Partia Socialiste nuk pati leshuar asnje ftese per aleatet e saj per t'iu bashkuar ne "Marshimin e Heshtur". Nje fakt i tille behet i ditur nga burime prane kesaj selie, te cilet perjashtojne cdolloj mundesie per nje ftese apo thirrje ne adrese te partive te vogla te kampit opozitar, per te qene pjesemarrese ne protesten e dy diteve me pare. Po sipas ketyre burimeve, mes krereve te LSI-se, te PAD-se, PDS-se dhe PS-se nuk ka pasur asnje takim paraprak, ne te cilin te parashtrohej nje ftese e tille, apo te behej me dije, lidhur me iniciativen per te cilen po bente pergatitjet kampi roze. Keshtu, te gjitha atributet si per organizimin, mbarevajtjen dhe pjesemarrjen e protestes i kalojne Partise Socialiste, pasi ishte ajo e cila nxiti dhe ndermori nismen per nje marshim te heshtur, pasuar dhe me nje spot publicitar, ku bente thirrje qe te gjithe qytetaret ne Tirane, apo dhe nga rrethe te tjera te dalin ne shesh per te protestuar ne heshtje, ne shenje solidariteti per viktimat dhe te prekurit e tragjedise se Gerdecit. Por pa harruar dhe kundervenien ne heshtje ndaj fajtoreve te kesaj tragjedie. Nderkaq, si per t'i meshuar faktit qe i gjithe organizimi i protestes u be nga PS dhe thirrja ishte per te gjithe si qytetare, kryetari Rama nuk vonoi qe ta ritheksonte dhe njehere tjeter kete qendrim dhe pas perfundimit te ketij marshimi. "Jam ketu, per t'u perulur me respekt perpara atyre dhjetera mijera qytetareve dhe qytetareve, qe pak me pare deshmuan ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", dinjitetin e nje qytetarie te re, e nje vetedije te re, e nje solidariteti te ri, duke manifestuar ne heshtje dhimbjen dhe indinjaten e miliona e miliona shqiptare e shqiptareve, per tragjedine e tmerrshme te Gerdecit", u shpreh Rama.
Ne kete kendveshtrim, duket se "lufta e ftohte" mes dy partive me te medha te opozites, PS dhe LSI, ka kaluar dhe ne planin e protestave, teksa pikerisht diten e mbajtjes se kesaj proteste, qe nga socialistet quhet ekskluzivitet i saj, tre kreret e partive opozitare, Meta, Ceka dhe Milo dolen ne nje konference shtypi, duke bere thirrje ne drejtim te qytetareve per te qene te pranishem. Nderkohe qe dhe kafja ne "Tajvani" ka kaluar vetem permes batutave jashte politikes, duke e lene serish gjendjen te ftohte ne marredheniet mes ketyre partive.
O.Xhilaga
SSSASS