Zelandë e Re, bie balona, 11 të vdekur
Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur në një aksident me balonë ajri, pranë qytetit të Carterton në Zelandën e Re. Policia dhe dëshmitarët thonë se balona goditi linjat e energjisë elektrike dhe mori flakë, para se binte në tokë.
Dëshimtari okular, Bevan Lambess, i cili ishte duke ecur me makinë, tha për agjensinë e lajmeve Reuters se "shporta mbajtëse ishte në zjarr dhe pashë diçka që e mbante atë, dukeshin si litarë, por kur afrova ato në të vërtetë ishin kablli i shtyllave të energjisë elektrike.
Më pas e gjithë shporta shpërtheu në flakë".Incidenti është fatkeqësia më e madhe e ajrore në Zelandën e Re që nga viti 1979, kur një avion nga Zelanda e Re u rrëzua në malin Erebus në Antarktidë, duke vrarë të pakten 257 pasagjerët që ndodheshin në bord.