E Hënë, 2 Nëntor 2026

Laiciteti i Individit

Prodi dhe Kukeli janë ndoshta personat më të fundit në botë që mund të takoheshin dhe më pak të përshtatshmit si kriter vlerësimi ndaj njëri-tjetrit, por ajo që i bashkoi kohët e fundit ishte çështja e shamisë së femrës muslimane. Ashtu siç nuk mund të ndodhte ndryshe botëkuptimet e tyre diametrikisht opozitare dhe të papërshtatshme, na u pasqyruan në qëndrimin e tyre ndaj mbulesës islame.
Njëri kryeministër i Italisë dhe person me një bagazh dhe karrierë të madhe diplomatike, i njohur për qëndrimet e tija racionale dhe shpesh progresiste, në një quiz me logjikën e vet arrin në konkluzionin publik se shamia e muslimaneve është një e drejtë e tyre dhe se nuk përbën problem për integrim në shoqëritë perëndimore, me kusht që të mos mbulohet fytyra apo identiteti viziv i tyre. Tjetri një rektor i një Universiteti 2 muajsh si ai i Durrwsit, akoma i ekzaltuar nga kolltuku i zyrës së tij, ndoshta duke mos ditur akoma vendndodhjen e auditoreve të tij, merr përsipër të interpretojë direkt apo indirekt Kushtetutën e Shqipërisë në lidhje me lirite dhe të drejtat e besimit, dhe në rastin konkret të frekuentimit të besimtareve muslimane në këtë universitet.
Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, nëse ky interpretim do të ndiqej nga një proçedurë e mirëfilltë ligjore apo konsultim me dikasteret e Ministrisë së Arsimit. Apo edhe me vetë Avokatin e Popullit për të parë nëse ligjshmëria dhe vlefshmëria e Kushtetutës Shiptare ishte cënuar apo jo. Problemi i rektorit Kukeli qëndron në atë se reagimi i tij, pa u futur në bindjet dhe pozicionin e tij fetar sepse kjo është pjesë e jetës private të tij, u bë i menjëhershëm dhe i pakonsultuar. Me këtë rektori i ri shpalosi disa minuse ne marrëdhëniet tij si me institucionet eprore po ashtu edhe me faktin se ai nuk e paska konsideruar çdo student të këtij Universiteti si qelizë jetësore në trupin e dijes kombëtare. Sepse po të ishte kështu butaliteti dhe menyra e perjashtimit të një studenteje do të ishte gjëja e fundit. Në qëndrat e mëdha botërore të dijes në Universitetet prestigjioze kudo në botë për të përjashtuar një student është një sipërmarrje goxha e madhe. Ajo do të duhej të bëhej nëse studenti kishte thyer rëndë rregullat jo vetëm të Universitetit por edhe më gjërë, ndërsa botëkuptimi fetar dhe veshja e tillë nuk përbën thyerje të ndonjë rregulloreje.
Preambula e Kushtetutës së Shqipërisë fillon me frazën “ … me besim te Zoti…” si duket kushtetutën zt. Kukeli duhet ta ketë hapur , nëse e ka hapur, nga faqja e fundit.
“ Ne, Populli i Shqiperise, krenare dhe te vetedijshem per historine tone,me pergjegjesi per te ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera te tjera universale, me vendosmerine per te ndertuar nje shtet te se drejtes,demokratik e social, per te garantuar te drejtat dhe lirite themelore të njeriut, me frymen e tolerances dhe te bashkejeteses fetare, me zotimin per mbrojtjen e dinjitetit dhe te personalitetit njerezor, si dhe per prosperitetin e te gjithe kombit, per paqen, mireqenien, kulturen dhe solidaritetin shoqeror, me aspiraten shekullore te popullit shqiptar per identitetin dhe bashkimin kombetar, me bindjen e thelle se drejtesia, paqja, harmonia dhe bashkepunimi ndermjet kombeve jane nder vlerat me te larta te njerezimit, Vendosim kete Kushtetute:”
Mbi bazën e kësaj preambule rrjedhin logjikisht të gjitha nenet e Kushtetutës pikërisht për të garantuar qëllimin e saj. Që pastaj bëhet më e qartë ë nenet mbi të drejtat dhe lirite e besimit, shkollimit etj.
Pra laiciteti i shtetit është diçka relative sepse edhe vete dokumenti themeltar tregon që populli shqiptar i futet një sipërmarrjeje të tillë siç është ndërtimi i shtetit kushtetues së pari me besimin te Zoti. Shihet qartë së natyrshmëria religjioze e popullit shqiptar është krenare për historinë dhe me përgjegjësi ka vendosmërinë për të ndërtuar të ardhmen kushtetuese.
Pra asesi kjo kushtetutë e ndërtuar dhe duke pasur si burim natyrshmërinë religjioze të shqiptarëve nuk mund t’i kthehet kundër vetë burimit të saj, aq më tepër pastaj kur flasim për një besim të caktuar siç është ai Islam. Prandaj zt. Kukeli kur dëbonte studenten muslimane nga e drejta për dije, mund t’i jetë referuar kujtdo burimi, por kushtetutës shqiptare, jo.
Autonomia e universiteteve është autonomi në konteksin qeverisës dhe për rrjedhojë edhe atë kushtetues, pra nuk mund të pretendohet se në emër të autonomisë së universitetit ta kalojmë fenomenin nga laicizim i shtetit në laicizim të individit, kjo do prodhonte imponim të bindjes dhe për pasojë kthehet në paraprirëse të shkëlqyer të diktatit. Pas periudhës së gjatë komuniste qasja e jonë ndaj gjithçkaje religjioze shoqërohej nga paragjykime, frikë dhe qëndrime kundërshtuese, sepse konsiderohej një trup i huaj në një shoqëri post ateiste. Ndërsa qasja ndaj besimeve të tjera pësoi ndryshime ajo ndaj besimit islam mbeti më e ngurtë e ndikuar kjo nga një propagandë dhe makiazh i shëmtuar që shpeshherë me pa të drejtë I mvishej këtij besimi. Mbulesa e femrës muslimane nga një kostum dhe krenari kombëtare që shpesh herë mbushte sallonet e ekspozitave apo faqet e albumeve të historisë së Shqipërisë, apo shoqërontë ato dokumentarë të vjetër filmikë të gërvishur në bardh e zi, u kthye në “shfaqje e huaj” për shoqërinë shqiptare dhe objekt sulmi shpesh herë institucional. Shamia e besimtares muslimane nuk është një shall i vendosur në kokë në një ditë me erë të fortë veriu të cilin mund ta heqë kurdo, ajo është pasqyra e shpirtit të besimit, e devotshmërisë. Me shallin femra muslimane zbulon vlerat më të mira morale duke zbatuar një nga obligimet kryesore të fesë së cilës ajo i përket. Ndaj edhe kërkesa për ta hequr atë është kërkesa për të fshirë identitetin e saj.
Universitetit shqiptare por edhe institucionet e tjera arsimore praninë e një vajze muslimane me shami në kokë, përveç se duhet ta konsiderojnë sit të drejtë themelore personale të saj, duhet ta kenë si shembull për të ndikuar në një rini shumë të shkujdesur përsa i përket veshjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›