14 Dhjetor 1990 dhe Ndergjegjia e Kombit
Si neper mjegull me vjen ne mend sot ne kete nate te erret njujorkeze mengjesi i 14 Dhjetorit 1990. Kishte dite qe qarkullonin fjale ne Elbasan qe pikerisht ne date katermbedhjete do te organizohej nje tubim per te rihapur xhamine Mbret. I lare dhe i paster sic isha, plot me pafajesi femijenore u ula ne nje trotuar perpara Portes se Kalase dhe prita derisa te mblidhej turma qe do te ecte drejt xhamise. Pashe edhe shume gra nga lagjia, midis tyre dhe nena ime qe kishin ardhur me nga nje shami nen sqetull per te pare nga afer sesi do te rihapej xhamia qe deri ate dite kishte sherbyer si depo. Tashme ne sheshin qe me vone do te quhej Hans Ditrih Gencher ishin mbledhur rreth 500 veta dhe une nisa te mendoj nese do t`i nxere xhamia te tere,ne fakt me tmerronte fakti qe mund te mbetesha jashte pasi kisha pritur ne te ftohte tere kete kohe. Andej nga mesi turma filloi te levizte dhe te peshperiste dicka qe mezi me vinte ne vesh.Zeri u be akoma me kumbues dhe une mpreha veshet duke pritur gjithe deshire ndonje nga lutjet qe mamaja me kishte mesuar ne femijeri. Aq sa nuk i besova vesheve kur thirrjet u bene fare te qarta dhe te kuptueshme; ``Poshte komunizmi!``,``Enver Hitler``,``Liri,Demokraci``.Isha vetem 10-11 vjec por e dija me mire se c`dija emrin tim qe edhe keta qe therrisnin ne shesh duhet te degjonin ne darke ate radion amerikane ne gjuhen shqipe qe degjonim ne ne shtepi cdo darke.Ngjarjet percipituan shume shpejt,pashe police te veshur shume ndryshe nga e zakonshmja te rrethonin turmen dhe gure te fluturonin nga brenda turmes ne drejtim te policeve. Nena me rroku pernjehere krahun dhe me mori pas saj drejt rrugices se pare qe gjarperonte brenda lagjes Kala. Ne shtepi arrita qull ne djerse,dhe megjithse me dridheshin leqet e kembeve nga frika isha shume kurioz te shihja sesi do te perfundonte beteja e njerezve me dy gishta dhe policeve me maska.Hipa ne tarracen e shtepise,por qe aty shikoja shume pak,megjithse thirrjet e turmes degjoheshin fare qarte: ``Nexhmije Rr....pie,E duam Shqiperine si gjithe Europa``. Pas pak nje tym i madh nisi te helmonte qiellin dhe une u zgjata te shikoj me mire vendin nga mund te vinte.Megjithse nuk shikoja dot ndonje gje te madhe,i dhashe karar qe duhet te ishte diku afer bustit te Kristoforidhit. Me vone do te mesoja qe demostruesit i kishin vene flaken nje autobusi para gjykates.``Spiunet ne litar`` nisi te gerlonte turma dhe mua ne mend me erdhi menjehere Lefter Lefteri nga ai filmi ne televizor. Vite me vone do te mesoja qe Lefter Lefteri ishte vetem nje biznesmen i nderuar korcar i vrare nga nje skizofren gjate luftes. Qe nga ajo dite e ftohte dimri kane kaluar plot 16 vjet. Te gjithe jemi rritur,Shqiperia ka mbetur po ajo. Tashme Zerin e Amerikes nuk e degjojme me fshehurazi, 90% e njerezve me dy gishta kane lene prej kohesh Shqiperine te zhgenjyer nga apokalipsi i munguar i vlerave. Ata qe mbeten u mblodhen nen flamurin e nje partie(sot ne pushtet), te vetdijshem qe kjo nisme nuk do te perfaqesonte kurre idealet e tyre.Shqiperia nuk u be si gjithe Europa,16 Tetori vazhdon te festohet nga nostalgjiket dhe Nexhmije Hoxha ngrys ditet e saj te fundit s`dihet se ku. Dy gishtat vazhdojne te ngrihen nga militante neper mitingje nderkohe qe me dhjetra familje vazhdojne te psonisin duke shenuar emrin ne liste. Partite braktisin sallen e parlamentit cdo dy dite, dhe president kemi dike qe nuk e di as vete nga ka ardhur dhe ku po shkon. Deri ketu e marr vesh, cdo gje perkon me njera-tjetren ne persosmeri. Po me spiunet c`u be? Kjo pyetje me mbeti pa pergjigje tere kete kohe.Nje gje eshte e qarte,askush nuk i shkoi ne litar, dhe te pakten kjo eshte pozitive. Presidenti kardiolog, partia e se cilit fitoi 94 nga 100 zonat mazhoritare ne shkalle vendi doli me nje nisme te re; ``Jo luftes se re te klasave dhe vllavrasjes``. Kjo kumboi si nje sllogan i hedhur per pajtimin e gjakrave ne veri dhe askush nuk guxoi t`i kundervihej qofte edhe simbolikisht. Po spiunet? Te pakten t`i dime kush jane, dhe le t`i denoje Zoti nga kjo bote deri ne ameshim.Te gjithe ish te denuarve iu dhane deshmi fiktive penaliteti qe simbolizonte keshtu ndjesen e shtetit per demin moral dhe material te shkaktuar.Por asnje gjyq nuk u perserit,asnje dosje nuk u germua. Kuptohet, te interesuarit vershuan ne arshiven e Ministrise se Brendeshme dhe ne Arshiven e Shtetit, per te mesuar ndonje gje me shume per fatin e te afermve te tyre. Njeri prej tyre ishte dhe babai im, i cili pas nje pune kolosale arriti te nxjerre ne drite dosjen e te atit. 2-3 prej spiuneve apo deshmitareve te rreme ishin akoma gjalle atehere,prokurori qe kerkoi pushkatimin dhe qelloi plumbin e fundit mbi kraniumin e A.Geges ishte akoma gjalle gjithashtu. Sa keq qe zoti prokuror ishte aq plak sa nuk mbante mend ku e kishin groposur trupin,te pakten do te kishim nje varr ku mund te vendosnim here pas here nje buqete me lule, sic vendos Namik Hoti mbi varrin e Enver Hoxhes ne varrezat e Sharres! Vitet rrodhen fort serish, dhe erozioni qe shkaktuan ne kujtesen tone kombetare na beri te harrojme shume mesime historike qe duhet t`i mbanim veth ne vesh. Cdo gje qe emertohet ``dje`` e mbuloi amullia e te qenit pjese e te shkuares dhe Prometeu e qepi gojen thjesht per inerci. Ne fakt edhe une nuk do te interesohesha aspak po te mos lexoja rastesisht ne New York Times nje artikull ne dukje krejt pa interes,por qe tek une pati efektin e elektroshokut. Ne Rumani ishin hapur dosjet, politikane kishin dhene doreheqjen, gazetare kishin dorezuar kartat e medias dhe kishin kerkuar falje publike. Historine e ``Gaforres`` apo te ``Gjedhit`` tashme e kishin mesuar te gjithe dhe spiuneve te paskrupullt te se djeshmes tashme i duhej te jepnin llogari perpara ndergjegjes se gjithe opinionit. E ndersa nje hap i tille historik filloi te peshperitej edhe ne kulisat e jetes publike shqiptare, nuk vonoi prononcimi i Babes se Kombit, Zotit Kadare. Kete rradhe ``lokomotiva`` e vetme e demokracise sone kerkonte hapje te dosjeve vetem per politikanet ne karriere, dhe jo psh bie fjala per shkrimtaret apo mjeket. Arsyetimi shume i ceket qe pasonte tezen me beri vetem te buzeqesh, por ky ishte nje prononcim aspak surprize nga Ismaili. Historia ne vazhdim tanime dihet, Janulla dhe Renato dhe nje prononcim i munguar i Kadarese. Thjesht dua te besoj qe gjithe kjo qe nje skenar kunder autorit te ``Dimrit i Vetmise se Madhe``, per te perdhosur figuren e tij. Prandaj po pres me padurim prononcimin e kollosit te letrave ne kete ceshtje. Jo se do ndryshonte gje ne mendimin qe kam une per Kadarene,por sepse do te ndryshonte shume ne konsideraten qe ka Kadareja per veten. Mua nuk me intereson aspak dosja e spiunlleqeve te Paskal Milos apo Ismail Kadarese. Me intereson patjeter shume me teper dosja e Th.Cakut qe permban edhe emrin e A.Geges midis viktimave. Dua qe nje dite prej ditesh te lexoj te demaskuar ne shtyp emrat e atyre qe perdhosen familjet e qytetit tim, qofshin keta politikane apo biznesmene, mesuese apo roje shkolle. Enderroj per nje agim kur duke rrufitur kafene e mengjesit te imagjinoj turpin publik qe do te mbulonte ata qe gjenin rastin t`i therrisnin nip sternipave te te pushkatuarve ``kelysh armiku``. Dikush mund te me damkose sadist per keto rreshta,por une mendoj qe kjo eshte me e pakta qe mund te beje shoqeria per te rifituar ekuilibrat qe i mungojne. Mbi ndergjegjjen personale te ``Gaforres`` eshte koha te ngarkojme edhe ndergjegjen publike si denimi me minimal per koben qe shkaktuan. Mbi ndergjegjen e Kadarese eshte koha te ngarkojme jo vetem ndergjegjjen e Renatos dhe Janulles por te gjithe Shqiperise.(I kerkoj ndjese qe tani Zotit Kadare nese kjo histori eshte vetem nje skenar per te perdhosur figuren e tij. Fundja emrin e tij m`u desh ta perdor si mjet letrar ilustrimi,ashtu sic bie fjala ka perdorur ai emrin e Sulltan Mehmetit per te ilustruar homoseksualizmin ne librat e tij). Shoqeria duhet te jete gati te paguaje cdo lloj cmimi social qe do te rridhte nga publikimi i mekateve te individeve. Kjo do te ishte nje autokritike e rendesishme dhe e vetmja e pranueshme per te gjithe ata qe u viktimizuan nene rrotat e po kesaj shoqerie atehere e ngjyrosur ndryshe.Jam i sigurte qe te gjithe ne ate dite do te kemi hedhur nje peshe te rende nga ndergjegjja jone dhe do te marrim fryme lirisht.Nje ajer tjeter do te na rrahe mushkerite dhe kockat qe prehen ne gropa te perbashketa anonime do te pushojne se turfulluari me ne fund.