E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Qendra Shëndetësore Bubullimë, Balluku: Standarde dinjitoze për ofrimin e shërbimit shëndetësor

TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ Qendra shëndetësore në Bubullimë të Lushnjës, e  rikonstruktuar totalisht ofron kushte bashkëkohore shërbimi për qytetarët.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe drejtuese politike e PS në qarkun e Fierit, ndau në rrjetet sociale pamje të qendrës shëndetësore në Bubullimë, ku shihen dy realitet krejtësisht të ndryshme si ishte kjo qendër më parë dhe si është transformuar tërësisht sot, falë investimit nga buxheti i shtetit.

Balluku thekson se tashmë Qendra Shëndetësore në Bubullimë të Lushnjes është transformuar me kushte dhe standarde dinjitoze për ofrimin e shërbimit shëndetësor ndaj komunitetit.

Krahas rikonstruksionit të plotë të godinës shëndetësore në Bubullimë të Lushnjës, investime janë kryer edhe për pajisjet dhe aparaturat e reja mjekësore që kanë  shndërruar këtë një qendër model, në shërbim të gjithë komunitetit të zonës.

Me mbështetjen e buxhetit të shtetit, objektet e kujdesit parësor shëndetësor i janë nënshtruar rikonstruksionit tërësor duke mundësuar kështu kushte më të mira për mjekët dhe shërbim cilësor për qytetarët. /e.xh / /a.g/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›