Qendra e Traumës te Ushtaraku nuk përballon fluksin e pacientëve
Qendra e Traumës në Spitalin Ushtarak nuk përballon dot fluksin e madh të pacientëve. Sipas Bedri Mihajt drejtorit të këtij spitali shihet tepër e nevojshme hapja e një qendre tjetër të traumës në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Mihaj ka shpjeguar se spitali ushtarak jo vetëm që po vuan amortizimin e aparaturave, por ka edhe një amortizim fizik dhe mendor të stafit mjekësor. Spitali ushtarak përballon një fluks prej 13.000 pacientësh në vit.
Megjithatë hiptoeza për të hapur një qendër të poli traumes në QSUT nuk është mbështetur tërësisht nga drejtori i politikave shëndetësore në Ministrinë e Shendetësisë Pellumb Pipero.
Një tjetër kërkesë e Mihajt ka qenë rregullimi i sinjalistikës rrugore. Sipas tij nëse do të ishte hapur Unaza e Re do të kishim shumë më pak raste të personave që humbin jetën rrugës për në spital.
Diskutimet janë bërë gjatë Komisionit të Shëndetësisë i cili këtë rradhë ishte zhvendosur në spitalin ushtarak, ku përfaqësuesit e tij kanë bërë edhe një inspektim në këtë spital.