E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnesty International, kriza e shëndetësisë shton lindjet me çezarian

Organizata Amnesty International e ka cilësuar shtimin e operacioneve çezariane të lindjeve si një krizë maternale të kujdesit shëndetësor. "Shqetësimet nuk janë pa arsye. Në vitin 2007, 1 në 3 foshnje në SHBA lindi me operacion çezarian. Kjo është shifra më e lartë se në çdo vend tjetër të industrializuar". Të dhënat nga Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), tregojnë një rritje alarmante të lindjeve me operacion në Shtetet e Bashkuara. Edhe një studim i kohëve të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë vë në dukje se 1 në 4 femra në Azi i lindin fëmijët me operacion çezarian. Organizatat e të drejtave të njeriut thonë se lindjet me operacion janë duke u kryer shumë shpesh, duke vënë në rrezik nënën dhe fëmijën. Laiqa Ahmed kohët e fundit u zhvendos nga Britania në SHBA. Ajo është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë dhe shpreson të ketë një lindje të zakonshme. Por ajo shqetësohet, sepse disa nga miqtë e saj i kanë thënë se mjekët amerikanë janë shumë të prirë për të zgjedhur operimin për lindjet. Mjekët në Britani, - thotë Laiqa, - e përdorin operacionin vetëm si alternativë të fundit, kur jeta e nënës ose fëmijës është në rrezik. Shqetësimet e saj nuk janë pa arsye. Në vitin 2007, 1 në 3 foshnje në SHBA lindi me operacion çezarian. Kjo është shifra më e lartë se në çdo vend tjetër të industrializuar. Edhe në botën në zhvillim, numri i lindjeve me operacion nuk është i pakët. Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se në Azi, 1 në 4 fëmijë është lindur me operacion. OBSH-ja vlerëson se vetëm 15 për qind e lindjeve kërkojnë ndërhyrje kirurgjike. Por disa mjekë në SHBA thonë se atyre u duhet të jenë tepër të kujdesshëm për të shmangur një përfundim të keq, ku jeta e nënës ose fëmijës vihen në rrezik. Mjekja Mutahar Fauzia në Virxhinia thotë se operacionet e panevojshme janë të rrezikshme; ato mund të dëmtojnë mitrën dhe sjellin anomali në placentë, e cila ushqen fetusin gjatë shtatzënisë. Dr. Fauzia thotë se vitin e kaluar. 86 për qind e pacienteve të saj kanë kryer lindje normale. Ajo thotë se kërkesat më të shumta për lindje me operacion çezarian vijnë nga gratë rreth moshës 20-vjeçare, sepse duan të shmangin dhimbjet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›