Pensionet e ushtarakeve ISSH Presim pergjigje nga ministrite
Aktulaisht ISSH-ja eshte ne pritje te dokumenteve nga ministrite per te bere rillogaritjen. Per Drejtorine e Perfitimeve prane ISSH-se Agron Ahmetaj dy jane dokumentet qe priten te merren ajo e pages dhe ajo e vjetersise ne pune. Aktualisht eshte pergjigjur
me keto dokumentacione vetem Drejtoria e Sherbimit Informativ Kombetar per te cilet ka derguar 37 raste dhe te gjithe keta persona kane perfituar nga llogaritja e re shprehet Ahmetaj.
Aktualisht ceshtja e ish-ushtarakeve mbetet nje debat i dites. ISSH ka publikuar disa jave me pare emrat e ish-ushtarakeve te cilet vihen ne kushte perfitimi. Ne cfaze eshte ky proces per institucionin tuaj
-Instituti i Sigurimeve Shoqerore e ka mbyllur fazen e pare ate te dergimit te gjithe dokumentacionit ne institucionet perkatese ku personat kane dale ne rezerve apo lirim. Tani si ISSH jemi ne pritje te plotesimit te dokumentacionit nga ministrite dhe institucionet e tjera per efeket te llogaritjes dhe rillogaritjes te perfitimeve.
Cilat jane dokumentet qe prisni
Ne jemi ne pritje te dy dokumenteve baze qe sherbejne per llogaritjen dhe rillogaritjen e perfitimit ate te vjetersise se sherbimit dhe te pages. Aktualisht eshte pergjigjur me keto dokumentacione vetem Drejtoria e Sherbimit Informativ Kombetar per te cilet ka derguar 37 raste dhe te gjithe keta persona kane perfituar nga llogaritja e re. Per te 37 rastet eshte ndjekur procedura e lidhjes se perfitimit 48 ore pas ardhjes se dokumenteve. E njejta gje vlen edhe per te gjithe rastet qe do ta pasojne nga cdo institucion te cilit i kemi percjelle kerkesa.
Aktualisht numerohen jo pak persona qe nuk marrin asnje perfitim. Behet fjale per ata te cileve u ka lindur e drejta per pension te parakohshem per vjetersi sherbimi qe nga 1 korriku 2009. A mos do te mbeten pa asnje pagese edhe kete fundvit
Sot kjo kategori per te cilen ju pyesni numeron 1407 persona. Nga keta kane arritur te perfitojne vetem 37 persona qe i perkisnin SHISH-it. Ndersa per perfituesit e institucioneve te tjere ne jemi ende ne pritje te dokumenteve. ISSH garanton se ne cdo moment te percjelljes se dokumentacionit ne do te vijojme llogaritjen dhe pagesen ne nje kohe sa me te shkurter pra brenda 48 oreve nga ardhja e dokumentacionit. Ne kemi vijuar komunikimin me te gjithe institucionet per pershpejtimin e te gjitha procedurave me qellim qe perfituesit ta marrin pagesen brenda 31 dhjetorit.
A rrezikon qe ndonje ta humbe perfitimin
Humbja e perfitimit do te shkaktohej ne rast se personi nuk do te aplikonte. Por nese aplikimi eshte kryer apo kryhet deri me date 31 dhjetor 2010 atehere perfitimi do te jete qe nga data kur i ka lindur e drejta per perfitim. Per rastet qe diskutojme kerkesat jane bere te gjitha dhe nuk besoj se ka persona qe mund te mbeten jashte ketij afati.
Ushtaraket Qeveria genjen per pensionet perfitimet qesharake
Ish-ushtaraket kane protestuar dje para Parlamentit per te kerkuar mosmiratimin e aktit normativ qe sipas tyre i ben perfitimet nga pensioni qesharake. Shoqata Kombetare e Ushtarakeve ne Rezerve dhe Organizata e Policeve te Policise se Shtetit ne Lirim kane kerkuar dje nga deputetet e PS-se LSI-se dhe PDU-se qe te mos miratojne aktin normativ te qeverise. Gjate fjales se tij kreu i SHKURSH Mehdi Pogaci u shpreh se qeveria genjen kur shprehet se pensioni i nje ushtaraku arrin nje milion kur realisht me aktin e qeverise perfundon me pak se nje pension minimal. Nga protesta ish-ushtaraket i jane drejtuar edhe perfaqesive diplomatike te akredituara dhe institucioneve nderkombetare si BE dhe NATO qe te reagojne kunder aktit.
PS llogari ne Kuvend per ushtaraket
Partia Socialiste kerkoi dje ne Kuvend shpjegime per shtyrjen e votimit te aktit normativ per pensionet e ish-ushtarakeve. Deputetet Erjon Brace dhe Pandeli Majko kerkuan nga qeveria arsyet e shtyrjes se miratimit duke qene se ishte programuar per tu votuar dje. Sipas deputetit Majko akti normativ duhet hedhur ne votim pasi sipas tij ka vetem dy alternativa ose te rrezohet ose te miratohet. Sipas Majkos kushtetuta i jep fuqi 6 muaj aktit normativ nese nuk votohet ne Kuvend. Nga ana e tij deputeti Brace u shpreh se maxhoranca nuk ka votat per miratimin e shkurtimit te pensioneve te ish-ushtarakeve. Ai ftoi maxhorancen qe se bashku me deputetet e PS-se te rrezojne kete nisem ligjore te kundershtuar nga opozita. Deputeti socialist tha me tej se arsyet per shtyrjen e votimit jane te paqena dhe arsyet reale jane kundershtimi nga ana e LSI-se.
NERTILA MAHO