Fiqri Luli fiton “Albanian Got Talent’

Nga Express më 18 dhjetor 2010 në ora 00:07
Fiqri Luli është fitues i parë i ediconit të “Albanian Got Talent”.
Pas nëntë javësh që është mbajtur ky spektakël, Fiqëriu ka arritur që të fitoj 20 000 euro, pasi publiku e ka votuar atë më së shumti.
Në finale ai ka qenë me tre konkurrentët të tjerë përderisa spektakli ka pasur për juri edhe këngëtarin kosovar, Armend Rexhepagiqi, i cili i është rikthyer ekranit pas një kohë të gjatë.
Spektakli është transmetuar nga televizioni Top Channel.