Qendra shëndetësore në Delvinë, rritet fluksi i pacientëve me grip sezonal

Dimri dhe ulja e temperaturave ka bërë që shumë qytetarë të Delvinës të preken nga virozat e stinës dhe gripi.
Sipas mjekut të qendrës shëndetësore Delvinë Trim Birbili kjo situatë ka rritur fluksin e pacientëve edhe në urgjencën e spitalit.
Çdo ditë marrin ndihmë mjekësorë pacientë nga të gjitha grupmoshat ,të cilët paraqiten me simptoma të ndryshme si temperaturë, kollë, dhimbje koke, pra një gjendje jo stabile.
Mjeku i qendrës shëndetësore Birbili u shpreh se paralelisht është duke u kryer edhe procesi i bërjes së vaksinimit për gripin sezonal.
Ai thekson se ka filluar dhe kryerja e dozës së dytë të gjithë pacientët.
Bluzat e bardha këshillojnë që në këtë periudhë të stinës së gripit duhet të risin imunitetin me lëngje të freskëta dhe të shmangin ambientet me shumë njerëz.
/rtsh/