Sëmundjet e veshkave, tendencë në rritje e personave që trajtohen me dializë

850 milionë njerëz në mbarë botën është vlerësuar të kenë sëmundje të veshkave, të cilat shkaktojnë të paktën 2.4 milionë vdekje në vit dhe janë shkaktari i 6-të i vdekjeve. Kësaj tendence nuk i ka shpëtuar as Shqipëria. Numër të lartë pacientësh ka dhe Fieri:
“Në rang qarku ne kemi rreth 200 pacientë që marrin terapi zëvendësuese, 120 që marrin trajtim me hemodializ dhe 79 që marrin trajtim me transplant rental”, tha mjekia nefrologe, Merita Alimadhi.
Një kujdes i shtuar për veshkën fillon që me stilin e jetës, shmangien e duhanit, alkoolit, obezitetin, dietë e ekuilibruar me pak kripëra e shumë ujë, si dhe depistim i hershëm.
“Numri i njerëzve me transplant në qarkun tonë është rreth 79 pacientë. Për të mos arritur deri në transplant duhet një kujdes i hershëm që fillon që me stilin e jetesës, duke bërë një stil jetese të shëndetshme, një dietë me pak kripë, duke u ruajtur nga obeziteti”, theksoi mjekia.
14 marsi është Dita Botërore e Veshkave, e slogani i këtij viti është “Veshka të shëndetshme për këdo dhe kudo”.
Gazetar: A. Shyti
/rtsh/