E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendrat e votimit në ambiente private, Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimimin e PS-së

TIRANE – Kolegji Zgjedhor po shqyrton ankimimin e Partisë Socialiste, lidhur me 3 qendra votimi të caktuara në ambiente private, në Njësinë Numër 4 në kryeqytet.

PS ka animuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ngritjen e këtyre qendrave në ambiente private, pasi sipas socialistëve krijohen mundësi për manipulime.

Socialistët pretendojnë se të treja ambientet që janë caktuar për ngritjen e qendrave të votimit në këtë zonë, janë në pronësi të një këshilltari të Partisë Demokratike.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›