E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qëndrim e Qemajl Beqiri në Memmingen

Vëllezërit kosovarë Qëndrim e Qemajl Beqiri do ta vazhdojnë karrierën në ekipin FC Memmingen.

Së fundmi, Qëndrimi, 22 vjeç ka luajtur në nivelin regjional me ekipin SV Seligenporten, ndërsa rikthehet pas një lëndimi. Kurse, vëllai i tij Qemajli, 28 vjeç, ka luajtur në divizionin e Bayernit, me ekipin FC Pipinsried.

Të dy vëllezërit, që jetojnë në Furstenfeldbruck të Gjermanisë, janë mesfushorë dhe do ta ndihmojnë këtë repart të ekipit Memmingen, i cili garon në Regionalliga të Gjermanisë. Ende nuk është bërë e ditur periudha kohore e nënshkrimit të kontratës së tyre, por një gjë është e sigurt: FC Memmingen do të pasurohet me shërbimet e dy futbollistëve nga Kosova.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›