“Qëndrimi i Arabisë Saudite për Kosovën, kontribut për paqen e stabilitetin në rajon”

Presidenti Nishani pret në një takim Princin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, Nawaf ibn Faisal ibn Fahd
Kreu i shtetit Bujar Nishani u ka bërë ftesë biznesmenëve të Arabisë Saudite të investojnë në fusha të ndryshme të ekonomisë shqiptare, si energjetikë, infrastrukturë, turizëm, e veçanërisht bujqësi.
Gjatë një takimi me Princin Nawaf bin Faisal bin Fahd të Mbretërisë së Arabisë Saudite, presidenti Nishani vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve duke theksuar se është e rëndësishme që në nivelin e marrëdhënieve politike të ngjiten edhe marrëdhëniet në fusha të tjera me interes të ndërsjellë. Kreu i Shtetit duke evidentuar klimën shumë të mirë të biznesit në Shqipëri ftoi biznesmenët e Arabisë Saudite të investojnë në fusha të ndryshme të ekonomisë shqiptare, si energjetikë, infrastrukturë, turizëm, e veçanërisht bujqësi.
Nga ana e tij, Princi Nawaf bin Faisal bin Fahd të Mbretërisë së Arabisë Saudite, vlerësoi se nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet dy vendeve në fushën e rinisë dhe sporteve përbën një mundësi për forcimin e marrëdhënieve dhe vijueshmërinë e tyre.
Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen për qëndrimin e Arabisë Saudite ndaj çështjes së Kosovës duke e vlerësuar si kontribut për paqen e stabilitetin në rajon dhe shprehje të frymës së miqësisë midis dy popujve tanë. Presidenti i Republikës shprehu bindjen se kjo frymë miqësie ndërmjet dy popujve dhe vendeve do të transmetohet edhe tek brezat e ardhshëm.
Princi Nawaf bin Faisal bin Fahd të Mbretërisë së Arabisë Saudite, President i Përgjithshëm i Çështjeve të Rinisë dhe Sporteve, i cili ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare, me ftesë të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi.