Qendrimi i Shqiperise ndaj rezolutes per Palestinen
Ministria e Jashtme sqaroi përmes një deklarate për shtyp qëndrimin e Shqipërisë ndaj rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme për Palestinën.
“Si një vend që e ka njohur Shtetin e Palestinës dhe mbështetur të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje, me qëndrimin e saj Shqipëria iu përmbajt pikëpamjes se vazhdimi i procesit të paqes mes Izraelit dhe Palestinës dhe pranimit nga palët i ekzistencës së dy shteteve, të cilët jetojnë në paqe dhe siguri me njëri-tjetrin, është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme dhe e pranueshme”, thuhet në deklaratë.
Po kështu, Ministria e Punëve të Jashtme gjen rastin të rishprehë vullnetin e plotë për të bashkëpunuar ngushtë me palët dhe komunitetin ndërkombëtar me synimin për të kontribuar në vendosjen e paqes dhe marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.