E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeni hero që shpëtoi foshnjën e hedhur në rrugë

Një qen është treguar më human se gruaja që ka lindur foshnjën dhe që e hodhi në rrugë të madhe. Një qen në Bankok është shpallur hero pasi ka shpëtuar jetën një foshnje të seksit femër, e hedhur në rrugë në një qese plastike.

Qeni ka marrë në gojë qesen, në të cilën ndodhej foshnja dhe ia ka çuar pronarit të tij 12 vjeçar. Foshnja menjëherë u çua në spital.

Mjekët thonë se vajza është lindur parakohe dhe do të ti nënshtrohet një kujdesi, ndërsa policia është në kërkim të prindërve biologjik.

Ndërkohë që qeni është heroi i ngjarjes. Ai është pajisur me një jakë të kuqe nga një Kryqi i Kuq.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›