E Shtunë, 31 Tetor 2026

Westerwelle: Integriteti territorial nuk duhet të vihet në pikëpyetje

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle ka deklaruar se zhvillimet e fundit në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë meritojnë të përshëndeten.

Duke folur përpara deputetëve gjermanë, Westerwelle ka thënë se ka krijuar bindjen se të dyja palët dëshirojnë të arrijnë një marrëveshje për planin e zbatimit.

Duke folur për fillimin e negociatave të Serbisë me Bashkimin Evropian, ai ka theksuar se ka qenë e drejt që kjo çështje të lidhet me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Mesazhi ynë është i qartë. Integriteti territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk duhet të vihet në pikëpyetje, ka theksuar Westerwelle, i cituar nga mediat serbe, transmeton Express.

Duke folur për arritjen e marrëveshjes më 19 prill në Bruksel, ministri gjerman ka theksuar se ajo është hapi i parë, kurse zbatimi i saj është i dyti.

Westerwelle ka vlerësuar më tej se, situata në Kosovë është e qetë dhe e qëndrueshme, por ka shtuar se KFOR-i duhet të jetë më aktiv në veri pasi ekziston ende rreziku i përshkallëzimit të situatës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›