Shoqata e gazetarëve dënon deklaratën e Tacit
TIRANE- Deklarata e Tacit ku mohohet dhuna ndaj kryeredaktorit të gazetës “Tema” Mero Baze ka hasur në reagimin e shoqatës së gazetarëve. Duke kërkuar vënien e tij sa më shpejtë para drejtësisë. Shoqata e gazetarëve ofron një shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo person që jep informacion mbi vendndodhjen e Rezart Taçit, i shpallur nga policia si person në kërkim. Shoqata e gazetarëve kërkon ndërkaq nga prokuroria të nisë hetimet me marrjen në pyetje të personave që mund të japin informacione të mundshme rreth vendndodhjes së biznesmenit të akuzuar.
(m.a/News24/BalkanWeb)
(m.a/News24/BalkanWeb)