E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qershor, nis linja Pogradec-Oher

Fatjona Mejdini

Qytetaret e zones se liqenit te Ohrit dhe turistet, do te kene mundesi qe ne qershor te levizin nepermjet linjave te tragetit per te shkuar ne Maqedoni ose anasjelltas. Marreveshja e liberalizimit te vizave me Maqedonine ia la radhen edhe kesaj marreveshje te re te nenshkruar dje mes ministrit te Transporteve, Sokol Olldashit dhe homologut te tij maqedonas Mile Janakieski. Fillimi i stines se veres do t'ju sjell minoritareve te dy vendeve nje alternative me piktoreske per te udhetuar. Por linjat e reja te tragetit duket se do te kenaqin me se shumti turistet. Ata do te kene mundesi ti shtojne nje udhetim te kendshem permes liqenit, fundjaves ose pushimeve verore ne liqenin e Ohrit. Levizja e lire dhe menyrat turistike per te shkuar ne Maqedoni, duket se kete vere do t'ia shtojne me shume turistet Pogradecit dhe zonave perreth ku turistet mund te kalojne pushime me mundesi te vecanta. Kjo edhe per faktin se udhetimi me mjete motorike ne pjesen bregdetare te vendit eshte bere i pamundur nga i ashtuquajturi "moratoriumi i skafeve" cili nuk i lejon turistet te eksplorojne largesite e detit.

Gjate takimit te djeshem te zhvilluar ne Oher te Maqedonise, dy drejtuesit e ministrive te Transporteve, diskutuan gjeresisht edhe mbi zhvillimin e metejshem te marredhenieve ndermjet dy vendeve ne fushen e transportit dhe telekomunikacionit duke u fokusuar ne projektet e Korridorit te VIII. Ministri shqiptar Olldashi, dhe ai i Maqedonise, Janakieski deklaruan se do te merrnin te gjitha masat nga te dy vendet, per te plotesuar kete korridor te rendesishem lidhes me rruge automobilistike dhe hekurudhore. Ministri i Transporteve te Maqedonise, e informoi ministrin Olldashi, se qeveria maqedonase po pergatit projektin e ndertimit te 56 km hekurudhe brenda vitit 2010, duke shtuar se nje pjese e ketyre hekurudhave, do te shkoje ne kufijte me Shqiperine, duke i dhene nje hov te ri levizjes mes dy vendeve. Po keshtu, sipas ministrit maqedonas nje lajm i mire eshte se qeveria maqedonase, po pergatit projektin per rrugen Gostivar-Diber e cila do te lidhet ne kufirin shqiptar edhe me rrugen e Arbrit. Ne vijim te takimit, ministrat e Transporteve te Maqedonise dhe Shqiperise nenshkruan Marreveshjen ndermjet Keshillit te Ministrave te Shqiperise dhe Qeverise se Maqedonise per bashkepunimin ne fushen e sherbimeve postare dhe komunikimeve elektronike. Pas liberalizimit te vizave me shtetin fqinj te Maqedonise, projektet e reja infrastrukturore mes dy vendeve, pritet ti japin me shume hov shkembimeve tregtare dhe te intensifikojne marredheniet reciproke mes dy vendeve. Po keshtu, linjat e tragetit ato rrugore dhe hekurudhore, pritet te ndihmojne me se shumti banoret e zonave minoritare te cilet ndodhen ne te dyja anet e kufirit. Marreveshja e liberalizimit te vizave me Maqedonine nga ana e diplomacise shqiptare, u quajt nje arritje e cila do te intensifikoj marredheniet ne te gjitha drejtimet.

Strategjia

Perfaqesuesit e larte te maxhorances, kane theksuar se strategjia infrastrukturore e qeverise shqiptare eshte ndertimi i akseve rrugore te cilat e lidhin Shqiperine me vendet e saj fqinje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›